/Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”

Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”

Fillimi i ri i vitit akademik nё Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”
Fillimi i njё viti tё ri akademik tё mbush me emocione, qё karakterizohen nga shprehje dhe lёvizje, por edhe nga pёrgjegjësia pёr rrugёtimin e ri akademik.
Frymёzimi pёr kultivimin e dijes ёshtё burim qё ҫliron gjithmonё energji nё njё fillim tё ri. Kёshtu shohim se si Ungjillor Luka na informon pёr rritjen nё urtёsi tё Krishtit dhe veҫanёrisht nё moshёn 12 vjeҫare shquhej pёr njё arritje tё jashtёzakonshme. “Krishti ishte i ulur nё mes tё mёsuesve qё i dёgjonte dhe i pyeste. Tё gjithё ata qё e dёgjonin, mahniteshin nga zgjuarsia dhe pёrgjigjet e tij”( shih Luk. 2:46). Bazuar nё kёtё ngjarje theksojmё se sa e rёndёsishme ёshtё dija, arsimimi dhe urtёsia. Qё jo vetёm mahnitin, por ruajnё prosperitetin pёr njё shoqёri tё qytetёruar. Ёshtё e njohur botёrisht se universitetet mё tё famshme nё botё kanё nё themelimin e tyre, shkollat e studimeve tё hirshme teologjike. Madje krenohen qё ruajnё njё trashёgimi nё historinё e tyre tё themelimit. Ashtu siҫ ёshtё e njohur qё njё ndёr librat mё tё vjetёr nё botё ёshtё libri i Shkrimit tё Shenjtё. Janё pikёrisht ato shkrime qё na zbulojnё raportin e Krijuesit me krijesёn dhe ekuilibrin midis shpirtit dhe arsyes nё njё mjedis natyror pёr tё reflektuar bukurinё hyjnore. Fillimi i vitit tё ri akademik nisi me mirёseardhjen e studentёve dhe ceremoninё tradicionale tё shёrbesёs sё bekimit (ajazmёs). Ёshtё shumё e rёndёsishme qё studentёt tё marrin bekimin e tyre nё nisjen e studimeve tё tyre. Kjo u theksua edhe nga fjalimi me rastin e kёsaj ngjarjeje nga Atё Stefan Ritsi, i cili theksoi: “duke respektuar Zotin, respektojmё njёri –tjetrin”. Ai, duke iu referuar ditёs sё sotme, qё kujtojmё profetin Osiea, nxiti tё mendojmё sa e rёndёsishme ёshtё qё tё kёrkojmё nga vetja pse studiojmё nё njё fakultet teologjik. Dhe njё pёrgjigje e marrim pikёrisht sipas librit tё profetit Osiea, Zoti na do, qё tё jemi tё dashurit e Tij, njё popull i dashur dhe besnik sepse vetё Zoti ёshtё besnik ndaj njeriut. Pёr rrjedhojё ne jemi thirrur qё ta njohim dhe ta duam Perёndinё. Akademia Teologjike ёshtё njё institucion arsimor teologjik i lartё, qё fillesёn e saj e shёnjon me ringritjen e Kishёs Orthodokse Autoqefale tё Shqipёrisё pas rёnies sё regjimit ateist. Qёllimi i sё cilёs ishte pёrgatitja akademike dhe shpirtёrore e klerikёve dhe laikёve pёr tё rinisur misionin ungjillor, tё ndёrprerё dhunshёm nё fillimshkurtin e vitit 1967. Sot kampusi i studentёve tё teologjisё ndodhet nё mjediset bashkёkohore pranё manastirit tё Shёn Vlashit. Ky institucion mbjell farёn ungjillore pёr tё mbushur zbrazёtinё shpirtërore dhe morale, tё njё shoqёrie sekulare, pasajat e sё cilёs ndikojnё nё mirёqenien dhe dinjitetin e njeriut.
Krijimi i kёtij institucioni tё lartё arsimor teologjik ishte dhe mbetet i njё rёndёsie tё veҫantё pёr Kishёn Ortodokse Autoqefale tё Shqipёrisё, duke synuar pёrgatitjen teologjike dhe shpirtёrore tё kuadrove tё saj klerikё dhe laikё pёr veprёn liturgjikale, shenjtёruese, katekistike, edukimin e krishterё dhe kultivimin e kulturёs kristiane. Formimi i tyre brenda vendit i mundёson njohjen e realitetit tё brendshёm, gjuhёn, traditat vendore tё bashkёjetesёs, komunikimit dhe praktikimit tё pandёrprerё nё kontakt me komunitetin vendor. Nё historinё e saj 30 vjeҫare, ofron njё siguri me përvojën e saj, por edhe vazhdimёsi pёr shoqёrinё tonё dhe na vendos nё sfida tё reja qё do tё duhet tё kёrkojmё mёnyra tё reja ndaj qasjes pёr kultivimin e vlerave shpirtërore dhe morale. Dhe kjo mbetet sfida qё duhet fituar, pёr tё rritur standardet dhe nivelet, bazuar nё realitetin e shoqёrisё shqiptare si nё tё gjitha fushat. Rinisja i kёtij institucioni Teologjik tregon vizionin e Fortlumturisё sё tij Anastas, sepse ёshtё njё bekim i madh pёr Kishёn Orthodokse, kontributi i kёsaj qendre shpirtёrore dhe arsimore, por jo vetёm pёr tё, por pёr gjithё shoqёrinё tonё. Sepse trashёgimia ortodokse ёshtё njё gur themeli pёr gjithё vendin tonё. Kisha është pjesë e shoqërisë së këtij kombi dhe rrjedhimisht ridimensionimi i saj nё shekullin XXI ndikon shumanshmërisht dhe në mënyrë përcaktuese pёr Ortodoksinё nё Shqipёri dhe shoqёrinё shqiptare.
Suksese gjithё studentёve dhe veҫanёrisht atyre tё vitit tё parё akademik!
Dh. Qosja