/Pritje me rastin e Krishtlindjes e Kryepiskopit Anastas me përfaqësues të lartë shtetërorë, krerë të komuniteteve fetare të vendit, akademikë, intelektualë, besimtarë, miq dhe dashamirës.

Pritje me rastin e Krishtlindjes e Kryepiskopit Anastas me përfaqësues të lartë shtetërorë, krerë të komuniteteve fetare të vendit, akademikë, intelektualë, besimtarë, miq dhe dashamirës.

Mbas Liturgjisë Hyjnore të Krishtlindjes, ditën e hënë 25 Dhjetor 2023 Kryepiskopata e Hirshme organizoi pritjen për urimet e kësaj dite. Në të morrën pjesë Presidenti i Republikës, Kryetari i Bashkisë, akademikë, krerë të komuniteteve fetare, funksionar shtetëror, intelektual, ambasadorë, Princi Leka, besimtarë, përfaqësues të enorive të Tiranës, klerikë, teolog dhe katekistë.
Atmosferën festive e plotësonin edhe dy koret e Kishës sonë, Kori i psaltëve të Katedrales dhe Kori i vajzave të Kishës së Shën Prokopit. Të pranishmit uruan Kryepiskopin Anastas për ditën e Krishtlindjes. Mbas takimit të ngrohtë me Presidentin e Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj bashkë me Kryepiskopin Anastas, të dy së bashku dhanë në ambjentet e jashtme të Qëndrës Sinodike edhe nga një mesazh të shkurtër për mediat që ndiqnin këtë aktivitet.
Për Radio NGJALLJA Aleksandër Dimroçi
25.12.2023