/Fjala e Kryepiskopit Anastas në fund të Liturgjisë Hyjnore në të Dielën e VII të Llukait (2 mrekulli) në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë, 7 Nëntor 2021

Fjala e Kryepiskopit Anastas në fund të Liturgjisë Hyjnore në të Dielën e VII të Llukait (2 mrekulli) në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë, 7 Nëntor 2021

“Sëmundjet nuk janë diçka e huaj, ato janë pjesë e vetë jetës sonë. Siç e tha dhe At Grigori pak më parë, shumë bukur e analizoi, ne kemi një mënyrë kaq të veçantë si i shikojmë dhe si t’i përballojmë këto lloj sëmundjesh si orthodhoksë. Ungjilli na foli për një sëmundje e cila ishte një sëmundje për një kohë të gjatë që e kishte munduar dhe për një sëmundje tjetër e cila ishte vdekjeprurëse. Dhe Zoti pyet në mënyrë të habitshme dhe thotë “Cili është ai që më preku?” Atëherë kur turmat ishin dhe e shtynin atë rreth e rrotull Tij. Por një person e kishte prekur Zotin në një formë të veçantë. Në një mënyrë e cila ishte krejt e ndryshme nga të tjerët. Dhe Zoti me këtë donte që të shfaqte këtë rast të mahnitshëm. Dhe thotë Zoti: “Dikush erdhi dhe më preku”. Në rast se duhet ta themi me një fjalë ishte ajo gruaja e vuajtur që erdhi e preku me përgjëratë të madhe. Dhe brenda kësaj fjale ka shumë besim te Zoti, përulësi dhe shumë shpresë. Me shumë përgjëratë e preku dhe gjeti menjëherë shërimin e saj. Dhe vazhdimi i tregimit përsëri është mahnitës. Pas kësaj mrekullie që ndodhi, vjen lajmi se vajza e Jahirit kishte vdekur. Dhe këtu është përcaktuese fjala që na thotë Zoti: “Mos ki frikë, vetëm beso dhe do të shpëtojë”. Këto tre fjalë duhet që t’i ruajmë edhe ne brenda nesh gjatë sprovave të cilat përballemi dhe në këtë sëmundje vdekjeprurëse të Koronës që kemi tani. Shumë njerëz, vëllezërit tanë tani vuajnë. Fjala që na thotë Zoti dhe na ngushëllon: “Mos ki frikë, vetëm beso dhe do të shpëtohesh”. Me përgjëratë, me besim, duke mos patur frikë dhe Zoti do të jetë pranë nesh duke bërë që dielli të shkëlqejë dhe më i ndritshëm në jetën tonë.