/Kampi i dytë për vajza-Manastiri i “Shën Vlashit”, Durrës

Kampi i dytë për vajza-Manastiri i “Shën Vlashit”, Durrës

Me bekimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të gjithë Shqipërisë, imzot Anastas dhe nën kujdesin e Hirësisë së tij, Mitropolitit të Fierit imzot Nikolla rinisën kampet verore për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj. Kampi II i vajzave po zhvillohet aktualisht në ambientet e Manastirit të Shën Vlashit dhe kampusit 2 të Universitetit Logos. Kampi është tashmë një traditë, ku kampiste dhe drejtuese nga e gjithë Shqipëria mblidhën së bashku me qëllim njohjen dhe kultivimin e dashurisë ndaj Perëndisë dhe njëra-tjetrës. Tema e kampit është “Mësoni nga unë” (Mattheu 11:29). I urojmë kampisteve dhe stafit kamp të bekuar! Drejtueset e programit: Elesa Buzi & Artjola Prifti Korrik 2023 Video-montazh: Jorgo Kobuzi