/Intervistë e Kryepiskopit Anastas dhënë gazetarit Mentor Nazarko për TVA – Viti 2006

Intervistë e Kryepiskopit Anastas dhënë gazetarit Mentor Nazarko për TVA – Viti 2006

Një intervistë e rrallë e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për Mentor Nazarkon dhënë në vitin 2006.
Ndonëse intervista është e vitit 2006, shumë prej gjërave që thuhen aty vlejnë, në këtë mënyrë intervista e ruan aktualitetin e saj.
A jep intervista Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e tij Anastas? Po, dhe në ato pak, dy për drejtorin e informacionit të TVA, Mentor Nazarko, i cili megjithëse është treguar mjaft kritik për të shumë artikuj të ndryshëm pati shancin të merrte përgjigje për pyetjet që qëndrojnë në mendjen e shumë shqiptarëve.
Pyetje të forta, gjithashtu, për të cilat Kryepeshkopi t’i servir përgjigjet bashkë me kafen greke apo turke, dhe me një pako çokollatash italiane “Bacci”.
Është Kryepeshkopi i Shqipërisë, por i lindur në Pire. Bën gjithsesi një përpjekje të durueshme disavjeçare për pasaportën e kuqe të shqiptarëve.
I bindur se erdhi në vendin ku nuk kishte dhe një fron për t’u ulur në 1991. Ka një background për të cilin do të meritonte që të ishte kreu i Orthodhoksisë…, por këtu është thjesht….për të sjellë mesazhin e madh të Zotit.
I shmanget Nolit, pavarësisht se në SHBA dhe këtu është lutur për të, arvanitasve…dhe jep përgjigje elastikisht të matura për gjithçka. Me Berishën…shkon mirë…, por nuk është shqiptar.
CV-ja e tij është puthitur si një bibliotekë e rëndë me libra të botuar dhe me shumë gjuhë që njeh, të cilat fillojnë që nga greqishtja e vjetër dhe rrjedhin në gjuhët e sotme.
Kryepeshkopi Anastas të thotë thjesht dhe me një krenari të fshehur se me bursë të Fondacionit “Alexander von Humboldt”, të cilën e shqipton me shumë finesë, ka studiuar për besimet fetare dhe etnologji…në Hamburg dhe Magdemburg.
Ka studiuar besimet e ndryshme fetare në Indi, Tajlandë, Japoni, Kinë, Nigeri, Brazil dhe një dyzinë vendesh të tjera, që çuditem ende nëse do t’i mbante mend. Ka tituj të shumtë akademikë. Ka një libër të përkthyer në shqip, ndërsa përgatitet që të sjellë të tjerë…
𝟏.𝐔 𝐛𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐮 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐬 𝐎𝐫𝐭𝐡𝐨𝐝𝐡𝐨𝐤𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈. 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞?
Faktin që, me ndihmën e Perëndisë, arritëm të ringremë plotësisht nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila ishte tërësisht e shpërbërë për mbi 23 vjet me radhë.
Në të njëjtën kohë ndërmorëm një veprimtari të gjerë sociale, me anë të programeve të zbatuara për herë të parë në vend, në fushat e shëndetësisë, arsimit, përkujdesjes sociale, kulturës, mjedisit, gjë që kontribuoi ndjeshëm në progresin e vendit.
Gjithashtu, konsideroj arritje faktin që jetoj për 14 vjet në Shqipëri, duke marrë pjesë në vuajtjet, privimet, problemet e njerëzve, duke shërbyer me vepra dashurie për banorët e fshatrave dhe të qyteteve, duke kultivuar besimin, kreativitetin, reciprocitetin dhe shpresën. Dhe për të mos ngelur vetëm në konstatime të përgjithshme, dua të theksoj:
(U përkujdesëm për arsimimin e brezit të ri të klerikëve shqiptarë. Themeluam Akademinë Theologjike Orthodhokse me 135 klerikë shqiptarë. U përkujdesëm për ndërtimin e 85 kishave të reja, restaurimin e 80 monumenteve të kulturës dhe riparimin e mbi 140 kishave të tjera.
U ndërtuan gjithashtu 20 ndërtesa të reja për të strehuar mitropolitë, shkollat, klinikat, laboratorët dhe konviktet. Në këto vepra të mëdha ndërtuese, iu ofrua punësim mijëra njerëzve. Arritëm të kemi shtypshkronjën tonë, një punishte qirinjsh, një punishte zdrukthëtarie, atelie të ikonografisë dhe të restaurimit të ikonave.
Iu dha hov veprimtarisë botuese dhe sot kemi të publikuara shumë vepra origjinale dhe të përkthyera si dhe një gazetë të përmuajshme, revista për të rinj dhe fëmijë etj. Në shumë qytete janë hapur qendra rinore dhe organizohen kampingje verore e dimërore të rinisë, ku zhvillohen aktivitete shpirtërore dhe kulturore.
Gjatë krizave politiko-shoqërore që ka kaluar vendi, ndihmuam në mbledhjen dhe ndarjen e mijëra tonëve ndihma, veshmbathje, ilaçe, për lehtësimin e dhimbjes së të varfërve dhe të refugjatëve.
Në fushën e shëndetit një arritje e rëndësishme është Qendra Mjekësore Diagnostike në Tiranë, që përfshin 24 specialitete, me një personel të përgatitur mjekësor, me aparatura moderne, që u shërben 5-6 mijë të sëmurëve në muaj. Kohët e fundit asaj iu shtua edhe një prej skanerave më modernë, me 32 prerje. Klinika u ngritën edhe në Kavajë, Korçë, Jergucat.
Sot kemi dhe një njësi stomatologjike të lëvizshme. Në fushën e arsimit, përveç dy shkollave fetare, themeluam 14 kopshte në qytete të ndryshme, një shkollë pilot amerikano-shqiptare, si dhe dy institute të formimit profesional, me gjashtë specialitete, të cilat janë të parat e këtij lloji që funksionojnë në Shqipëri.
U përkujdesëm gjithashtu për ndërtimin e ujësjellësve, rrugëve rurale, për furnizimin me energji elektrike dhe lidhjen telefonike të fshatrave.
Kur Shqipëria u përball me valët e refugjatëve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, në bashkëpunim me organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, ndërmori një program të gjerë ndihme, që i tejkaloi të 12 milionë dollarët. Në këtë mënyrë u ndihmuan mbi 33.000 refugjatë.
U zhvilluan marrëdhënie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbështetur tolerancën fetare dhe bashkëpunimin. Kisha jonë, duke u bërë anëtare e Këshillit Botëror të Kishave, u bë edhe një ambasadore shpirtërore e Shqipërisë në ambientet fetare, të cilat nuk kishin asnjë njohje të realitetit tonë kishtar. Me të gjitha këto, Kisha Orthodhokse u shfaq një faktor serioz shpirtëror dhe zhvillimi i Shqipërisë.
𝟐. 𝐈𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐝𝐲 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐣𝐯𝐞, 𝐚𝐭𝐢𝐣 𝐠𝐫𝐞𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫. 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐟𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐥𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐤𝐞̈𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈𝐬𝐯𝐞?
Nuk mendoj se fjala “i ndarë” është e saktë. Një urë përmbi një lumë, nuk do ta quaja të ndarë midis dy brigjeve. Përkundrazi, ajo i bashkon të dy brigjet, duke u mbështetur fort si në njërën anë, ashtu edhe në tjetrën.
Në masën e mundësive të mia, përpiqem të funksionoj si urë përmbi murin ndarës të vjetër të dyshimit dhe në kohë të ndryshme të antipatisë. …
Në të dy popujt ekzistojnë njerëz të mrekullueshëm, sikundër ekzistojnë edhe të tjerë, që nuk janë në lartësinë e situatave. Të dy popujt jetuan dhe bashkëpunuan nën sundimin e tri perandorive të ndryshme: nën Perandorinë Romake, Bizantine dhe Osmane. …
𝟑. 𝐊𝐚 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐨𝐠𝐦𝐞̈ 𝐝𝐨𝐦𝐢𝐧𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐧 𝐠𝐫𝐞𝐤𝐞 𝐬𝐞 𝐨𝐫𝐭𝐨𝐝𝐨𝐤𝐬𝐞̈𝐭 𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐠𝐫𝐞𝐤𝐞̈. 𝐂̧’𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐬𝐚𝐣?
Është e qartë që nuk është e saktë. Tërësia e Orthodhoksëve të Shqipërisë, përveç shqiptarëve që përbëjnë shumicën, ka grekë, sllavë dhe orthodhoksë me prejardhje të ndryshme, që jetojnë në vend. Për këtë arsye dhe Patriarkana Ekumenike njohu në mënyrë kanonike Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë…
𝟒. 𝐉𝐮 𝐝𝐨𝐧𝐢 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐫𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐬 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐮 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐨𝐫𝐭𝐨𝐝𝐨𝐤𝐬, 𝐩𝐨𝐫 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐢𝐠𝐮𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐠𝐫𝐞𝐤. 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐣𝐮 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥 𝐤𝐮𝐫 𝐤𝐚 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐟𝐨𝐫𝐜𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐬𝐡, 𝐤𝐮𝐫 𝐤𝐚 𝐛𝐥𝐥𝐨𝐤𝐢𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐟𝐢, 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐞𝐬𝐡. 𝐬𝐢 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞̈𝐫𝐫𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐨𝐥𝐞𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐮𝐚𝐣𝐯𝐞. 𝐉𝐮, 𝐚 𝐛𝐞̈𝐧𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐚?
Sigurisht. Duke filluar qysh në vitet e para të dhjetëvjeçarit të 90-të e kam ngritur zërin në mënyrë të vazhdueshme dhe kam ndërmarrë hapa të ndryshëm, apo kam bërë deklarata në intervistat e mia në Greqi për nevojën e respektimit të emigrantëve dhe të mbështetjes së tyre.
P.sh. kur në vitin 1993, pas dëbimit të një bashkëpunëtori tim, qeveria greke kishte vendosur të ndërmerrte masa ndëshkuese, e lartësova zërin tim, duke protestuar në mënyrë të vendosur dhe duke thënë se nëse hapi i parë ishte një gabim i kryer nga ana e palës shqiptare, veprimi i dytë, për të dëbuar qytetarët shqiptarë që punonin në Greqi, do të ishte një gabim shumë herë më i madh nga ana e qeverisë greke.
Në vitin 1996 shkova në burgjet e Koridhalosë (Athinë) për të mbështetur të dënuarit shqiptarë. Disa kohë më vonë, kur filloi të përdoret në mediat greke termi “fshesë” për dëbimin e qytetarëve shqiptarë, bëra udhëtime enkas për këtë gjë dhe takime me politikanët kompetentë dhe me drejtues të ndryshëm të mediave të mëdha, duke protestuar për termin e përdorur prej tyre…
Megjithatë në intervistat e mia të vazhdueshme në mediat televizive greke e kam dënuar ksenofobinë dhe kam theksuar detyrimin për të pasur drejtësi dhe respekt ndaj personalitetit të emigrantëve dhe nevojën e bashkëpunimit dhe besimit reciprok midis popujve tanë.
Sa i takon pikës së parë të pyetjes suaj për nënshtetësinë shqiptare, me të vërtetë e quajta detyrimin tim që vite më parë, të jem i integruar edhe në mënyrë të ligjshme në vendin që i shërbej me dashuri dhe kreativitet për tërë këto vite. Por mjerisht disa gjëra në shtet lëvizin me ngadalë.
𝟓. 𝐅𝐨𝐫𝐭𝐥𝐮𝐦𝐭𝐮𝐫𝐢, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐬𝐞 𝐣𝐮 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐠𝐫𝐞𝐤𝐞̈ 𝐚𝐩𝐨 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈, 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐬𝐢𝐦𝐛𝐨𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐠𝐫𝐞𝐤𝐞̈𝐭. 𝐀 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐮 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐦𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐣𝐞?
Pra, ju që shoqëroni presidentët grekë për ditë me radhë, që merrni pjesë në promovime shkollash greqisht, etj., a nuk mendoni se sedra e shqiptarëve mund të preket nga ky privilegjim i këtyre lloj aktiviteteve? A ka ndonjë përpjekje tuajën për shembull që edhe në Greqi të ketë ndonjë shkollë shqipe për fëmijët e emigrantëve?
Mendoj se e keni fjalën për vizitën e ish-presidentit z. Stefanopulos, sepse nuk mbaj mend të kem shoqëruar të tjerë “presidentë grekë”. Ju kujtoj se ai ishte i ftuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare, si mik.
Si Primat i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë nuk kisha asnjë arsye që të shqetësohesha për keqkuptime, kur u desh, vetëm për një ditë, ta shoqëroj bashkë me përfaqësues të tjerë zyrtarë të shtetit shqiptar. Veç kësaj, me z. Stefanopulos na lidh një miqësi e vjetër personale.
Ai është orthodhoks i devotshëm. Gjithashtu, edhe fshatrat e minoritetit grek bëjnë pjesë në juridiksionin kishtar të Kishës, Primat i së cilës jam. As që e mendova se “kështu mund të preket sedra e shqiptarëve”.
Për sa i përket pjesëmarrjes në përurime shkollash greke, imagjinoj, se i referoheni shkollës greko-shqiptare “Homeri”, që u hap në Korçë në prani edhe të Ministrit të Arsimit të Shqipërisë.
Nuk kuptoj pse në përurimin e kësaj shkolle, që në shumicë ka fëmijë orthodhoksë, ndalohet pjesëmarrja e Kryepiskopit orthodhoks, dhe gjoja kështu “mund të preket sedra e dikujt”…
Për sa i përket Greqisë, sa herë që vizitoj dhe takohem me persona të ndryshëm kompetentë, mbështes të drejtën dhe nevojën e ruajtjes së gjuhës së emigrantëve…
𝟔. 𝐅𝐨𝐫𝐭𝐥𝐮𝐦𝐭𝐮𝐫𝐢, 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐬 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐣𝐮𝐬𝐡, 𝐤𝐚 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫 𝐳𝐞̈𝐫𝐚 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐥𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐝𝐮𝐤𝐭𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐨𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐨𝐥𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐞. 𝐀 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧𝐢 𝐬𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐮𝐚𝐣𝐞̈𝐧 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐟𝐢𝐠𝐮𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞?
Informacionet tuaja nuk janë aspak të sakta. Nga çasti i parë që arrita në Shqipëri fola me respektin më të madh për personalitetin e Episkopit orthodhoks Theofan Noli. Që atëherë nuk kam pushuar, në çdo Liturgji Hyjnore, në kohën e veçantë të Paravënies së Blatës, kur kujtojmë persona të respektuar dhe të dashur, të kujtoj vëllain në Krishtin, Theofanin.
Në udhëtimin tim të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Kryepiskop i Shqipërisë vizitova varrin e Theofan Nolit dhe kreva një shërbesë përkujtimore. Po përdorim shumë përkthime të tij në jetën adhuruese të Kishës sonë; në zyrën e Kishës Katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari që në fillim është varur fotografia e tij. Sigurisht Noli dha shumë në zhvillimin e Kishës sonë vendore. Çdo personalitet që ka kontribuar në luftën për lirinë dhe zhvillimin shpirtëror të popullit ne e nderojmë dhe e respektojmë.
𝟕. 𝐊𝐚 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫 𝐳𝐞̈𝐫𝐚 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐭𝐢𝐥𝐢𝐭 𝐚𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐨𝐧𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭. 𝐍𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐚 𝐭’𝐣𝐮 𝐩𝐲𝐞𝐬 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐩𝐞𝐤𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢, 𝐩𝐨𝐫 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐞. 𝐀 𝐤𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐭𝐢𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐜̧’𝐤𝐢𝐬𝐡𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥 𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐣𝐮 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈?
Ju kujtoj se zona ku bën pjesë Shqipëria nga ana kulturore i ka përkitur në mënyrë të pandërprerë tri perandorive. Edhe pamja arkitekturore e kishave ruan ndikime nga të tri periudhat: paleokristiane, bizantine me kupolë, pasbizantine njënefëshe ose trinefëshe. Pamja që iu dha gjatë viteve të sundimit otoman u përgjigjej urdhrave të administratës otomane që të jenë ndërtesa të thjeshta dhe pa kupolë.
Që atëherë kur Shqipëria u bë shtet i pavarur, më 1912, deri në fillimin e përndjekjes, më 1967, nuk mendoj që u krijua ndonjë stil i veçantë arkitekturor shqiptar kishash.
Madje, shumë pak u ndërtuan, më duket katër, dhe të gjitha me kupolë (në Korçë, kisha katedrale e Burimit Jetëdhënës, kopje e kishës katedrale të Athinës; në Përmet kisha e Shën Marisë; në Tiranë, kishat e Shën Prokopit si dhe e Ungjillëzimit –për të zëvendësuar katedralen e vjetër që u shemb, për t’u ndërtuar hotel “Tirana”)…
Kështu, nga 85 kishat që u ngritën këto 14 vjet kemi ndjekur edhe traditën e vjetër me bazilika të thjeshta njënefëshe ose trinefëshe, edhe tipin bizantin me kupolë; por kërkojmë edhe një shprehje të re arkitekturore që t’u përgjigjet prirjeve dhe kushteve të shekullit të 21-të. Një kishë e gjallë paralelisht me respektin ndaj traditës, guxon edhe krijimtari të re.
𝟖. 𝐉𝐞𝐦𝐢 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐚𝐬𝐢𝐬𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐚𝐬𝐞. 𝐃𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐦𝐛𝐢 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐬 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢 𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐠𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐤𝐲 𝐟𝐚𝐤𝐭? 𝐏𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧𝐢𝐦 𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐬 𝐠𝐫𝐞𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐞𝐣 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐞𝐫𝐛, 𝐩𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫…
Është e çuditshme që harroni diçka themelore. Rasti i Kishës Orthodhokse në Shqipëri është unik në historinë e Krishterimit.
Kjo Kishë është e vetmja që iu nënshtrua një shkatërrimi të plotë nga shteti i vetëm ateist në botë dhe mbeti e shpërbërë për 23 vjet… Diçka e tillë nuk i ka ndodhur sigurisht as Kishës së Serbisë, as Kishës së Greqisë.
Kur m’u kërkua të vij në Shqipëri, nuk ishte ftesë për t’u ulur në një fron të gatshëm të ndonjë ndërtese madhështore ose qoftë për të drejtuar diçka ekzistuese, por ishte nxitje për një punë misionare për ringritjen nga rrënojat, pa asnjë ndihmë ose mbështetje shtetërore, të një Kishe Orthodhokse Autoqefale.
Në vizitën e parë, kërkova me këmbëngulje ndonjë shtetas shqiptar që do të mund të merrte përsipër këtë detyrë dhe përgjegjësi të ndërlikuar. Isha gati të kthehesha në detyrat e mia, sepse, siç dihet, isha mitropolit, pedagog i rregullt në Universitetin e Athinës dhe kandidat për Akademinë e Athinës dhe me poste të rëndësishme ndërkombëtare.
Atëherë orthodhoksët, pavarësisht nga prejardhja, m’u lutën të rri dhe të marr përsipër këtë punë të vështirë dhe të paparë kishtare të ringritjes nga themeli të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
E dija se nuk ishte fare e thjeshtë, se do të përballoja dyshime të vazhdueshme dhe armiqësi nga qarqe të ndryshme dhe se nuk ishte i sigurt përfundimi me sukses i kësaj përpjekjeje.
𝟗. 𝐃𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝: 𝐚 𝐩𝐨 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐢 𝐣𝐮 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐎𝐫𝐭𝐨𝐝𝐨𝐤𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫, 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧?
Që nga viti i parë përpjekja ime ishte krijimi i klerit vendës. Për këtë themeluam Akademinë Theologjike dhe Liceun kishtar, në mënyrë që të përgatiten kuadrot e përshtatshëm për Kishën tonë. Siç thashë, kam dorëzuar 135 klerikë, të gjithë shqiptarë.
Sot vetëm 5 klerikë të huaj shërbejnë në Kishën Orthodhokse të Shqipërisë, ndërsa në komunitetet e tjera fetare ka në mënyrë të pakrasueshme më shumë.
Përgatitja e episkopëve të përshtatshëm është diçka shumë kërkuese, sepse duhet të jenë në mënyrë të ndërgjegjshme të pamartuar dhe me edukim të rëndësishëm teologjik, kishtar dhe social.
Që prej 1998-ës është dorëzuar episkopi i parë, shtetas shqiptar, Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, dhe shumë shpejt do të mbarojnë studimet dhe përgatitjen e përgjithshme disa kandidatë të tjerë për episkopë, të cilët do të përbëjnë kryesinë e Kishës, në përputhje me sistemin e saj sinodik.
Së fundi, që Kisha jonë të durojë trysninë e kohëve dhe të zhvillohet normalisht, duhen akoma përpjekje të stërmëdha, në mënyrë që të arrihet edhe autonomia e saj ekonomike – nëse doni ta quani ndryshe “autoqefalia ekonomike”.
Nuk është fare e thjeshtë të sigurohen rroga dinjitoze për episkopët, për klerikët dhe kuadrot e tjerë të Kishës Orthodhokse pa pasur asnjë mbështetje ekonomike të qëndrueshme, me pronat e Kishës të shtetëzuara prej vitesh.
Gjatë periudhës së shërbesës sime këtu, arritëm të krijojmë një kapital shumë të rëndësishëm, që do të kontribuojë në të ardhmen si në drejtimin ashtu edhe në pavarësinë ekonomike të Kishës.
Mos harroni nga ku filluam dhe ku, me hirin e Perëndisë dhe mbështetjen e mijëra miqve, kemi arritur vetëm brenda pak vitesh. Orthodhoksët në shumicën e tyre e njohin gjithë këtë punë që u krye me një mijë vështirësi dhe pengesa. Dhe e dinë se kurrë në të kaluarën Kisha Orthodhokse e Shqipërisë nuk kishte pasur gjallërinë dhe krijimtarinë e viteve të fundit.