/FJALA E KRYEPISKOPIT ANASTAS MBAJTUR NË FUND TË LITURGJISË HYJNORE NË KISHËN KATEDRALE “NGJALLJA E KRISHTIT” TIRANË – E DIELA E ETËRVE TË SINODIT IV EKUMENIK (MATEU 5: 14 – 19)

FJALA E KRYEPISKOPIT ANASTAS MBAJTUR NË FUND TË LITURGJISË HYJNORE NË KISHËN KATEDRALE “NGJALLJA E KRISHTIT” TIRANË – E DIELA E ETËRVE TË SINODIT IV EKUMENIK (MATEU 5: 14 – 19)

FJALA E KRYEPISKOPIT ANASTAS MBAJTUR NË FUND TË LITURGJISË HYJNORE NË KISHËN KATEDRALE “NGJALLJA E KRISHTIT” TIRANË – E DIELA E ETËRVE TË SINODIT IV EKUMENIK (MATEU 5: 14 – 19)

18 KORRIK 2021

“Edhe një herë, Zoti ynë, na rikujtoi se ne nxënësit e tij kemi një rol të rëndësishëm në jetë. Dhe tha: “Ju jeni Drita e Botës”. Kemi detyrimin, për të trasmetuar Dritën që morëm prej Tij, në ç’do vënd që ne ndodhemi. Le të ruajmë nga leximet e ditës së sotme edhe dy fjalë të tjera, Apostulli na thotë që të jemi me të vërtetë Drita të Perëndisë, duhet që ne njerëzit e Kishës tonë, të mësojmë diçka. Shumë gjëra duhet të mësojmë në jetën tonë, por kjo është bazike për të qenë ne të Krishterë, për cilësinë tonë si të Krishterë. Duhet të mësojmë që të jemi të parët në kryerjen e veprave të mira, jo thjesht të kryejmë diçka që është e mirë, por të marim nisma, iniciativa. Të jemi faktorët parësor për kryerjen e veprave të mira. Në kohën tonë dëgjojmë shumë fjalë për gjëra dhe vepra të mira, por duhet për njerëz që të marin nisma që të kryejnë vepra të mira, sipas rrethanave që ata ndodhen. Dhe duhet pra që të gjithë, jo vetëm Epsikopët, Klerikët por që të gjithë besimtarët duhet që të mësojnë që të jenë të parët në kryerjen e veprave të mira, sipas nevojave të cilat shfaqen, sipas kushteve që shfaqen para secilit nga ne. Dhe jo kjo, për të bërë diçka, për të marë tituj, lavdi, kurora përmbi kryet tanë, por ashtu siç na tha dhe Ungjilli, me shumë saktësi t’i bëjmë këto, të lavdërohet Ati ynë që është në qiejt. Qëllimi dhe fundi nuk është lavdia jonë personale, por Lavdërimi i Perëndisë i cili është shkaktari dhe shkaku i të gjithë qënieve të tjera. Pra vëllezërit e mi, duhet të jemi drita e botës, por le të marim këtë lajm-mësim që të marim nismat për kryerjen e veprave të mira. Shoqëria sot dëgjon shumë fjalë rreth këtyre temave, rezistenca që do bëjmë ne ndaj këtij realiteti, është kryerja e veprave të mira, vepra esenciale të vërteta të dashurisë për Lavdi të Perëndisë”. Amin!

18 KORRIK 2021