/E Kremtja e Shenjtorit të dashur të të gjithëve, shën Nikolla i Mirës së Likisë.

E Kremtja e Shenjtorit të dashur të të gjithëve, shën Nikolla i Mirës së Likisë.

U kremtua me nderimin dhe lavdinë, që meriton, e kremtja e shenjtorit të dashur të të gjithëve, shën Nikolla i Mirës së Likisë.

Në këtë të kremte, mbrëmësorja u krye në kishën e shën Nikollës në Vajkan dhe Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e shën Nikollës në Vananën drejtimin e Mitropolitit tonë, Hirësisë së Tij, Imzot Nikolla dhe me pjesëmarrje të klerikëve të Mitropolisë.
Pas kremtimeve në kishë, patëm një pritje në katedralen e shën Gjergjit në Fier, ku klerikë, besimtarë dhe dashamirë të ndryshëm erdhën për të uruar Mitropolitin, Hirësinë e Tij, Imzot Nikollën!
Për shumë vjet të kremten e shën Nikollës, për shumë vjet Kryebariu ynë!
Lavdi Perëndisë për të gjitha!