/E Diela e Tagrambledhësit dhe Fariseut, Fillimi i Triodhit

E Diela e Tagrambledhësit dhe Fariseut, Fillimi i Triodhit

Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij imzot † Joani 17 02 2019

Ungjilli Lluka 18:10-14 10

Dy njerëz u ngjitën në tempull që të faleshin; njëri ishte Farise dhe tjetri tagrambledhës.

11 Fariseu qëndroi e lutej me veten e tij, duke thënë: O Perëndi, të falënderoj, se nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, ose edhe si ky tagrambledhës.

12 Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën nga gjithë ç’kam.

13 Edhe tagrambledhësi kishte ndenjur larg e nuk donte as sytë të ngrinte përpjetë në qiell, po rrihte krahërorin e tij duke thënë: O Perëndi, mëshiromë mua mëkatarin.

14 Ju them juve, ky zbriti në shtëpinë e tij i drejtësuar dhe jo ai, sepse kushdo që ngre lart veten e tij, do të përulet; dhe ai që përul veten e tij, do të ngrihet lart.