Pritje me rastin e Krishtlindjes, të Kremten e Krishtlindjes 2018, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga Mitropoliti i Amantias Nathanaili, Episkopi i Bylisit, Asti, si dhe klerikë, përfaqësues të Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë etj., pritën urimet e rastit.
Pritja u zhvillua në sallën e Selisë së Sinodit të Shenjtë, pjesë e Kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Për të uruar Fortlumturinë e Tij dhe gjithë besimtarët orthodhoksë erdhën përfaqësues të komuniteteve fetare, autoritete të larta shtetërore, deputetë e përfaqësues të partive politike, personalitete, besimtarë etj.
Ndër të tjerët, erdhën edhe Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta; Kryetari i Komunitetit Mysliman, Hirësia e Tij, Skënder Bruçaj; Kryegjyshi Bektashian, Haxhi-Dede Edmond Brahimaj; Nga Vllazëria Ungjillore e Shqipërisë; Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. ErionVeliaj etj.