/Kryepeshkopi Anastas: Vendimi i Turqisë minon bashkë-ekzistencën e feve dhe qytetërimeve

Kryepeshkopi Anastas: Vendimi i Turqisë minon bashkë-ekzistencën e feve dhe qytetërimeve

Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami, Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofia), Kryepeshkopi Anastas ka deklaruar: Ky veprim bën pjesë në ato vendime dhe veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë që është bashkë-ekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Ky vendim na rikthen në aspekte të errëta historike. Një vend si Turqia që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh të bëjë rolin e prapashtesës së një kulture të vonuar.

Është mëkat edhe gabim që vaji i fesë të përdoret për të ndezur dhe për t’ju shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.