Një koment i shkurtër nga Shkrimi i Shenjtë. Apostulli i ditës së sotme që ne lexuam, lexohet gjatë të kremteve të mëdha siç është edhe sot edhe dita e Oshënar Savës së Shenjtëruarit. Shpeshherë flasim për jetë aq shpirtërore dhe për njerëz shpirtërorë. Por me shumë qartësi Apostulli na thekson se fryti i Frymës së Shenjtë është vula që përcakton njeriun që është në një jetë shpirtërore. Jeta dhe aq shpirtërore nuk është një shpresëtari e pacaktuar abastrakte dhe një shpresëtari nderim që shprehet nga e jashtmja. Është tani përpjekja shpirtërore që të piqet brenda nesh fryti i Shpirtit të Shenjtë. Dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, zemërgjerësia, besa, këto janë gjëra që përcaktojnë jetën shpirtërore orthodhokse. Do doja që të theksoja në mënyrë më të veçantë, është një frazë e cila është në fund të kësaj pjese nga Apostulli që thotë: “në rast se duam që të jemi aq të Frymës le të rrojmë edhe sipas Frymës”. Pra nëse jetojmë sipas Frymës duhet që të ecim sipas asaj që na thotë Fryma, Shpirti i Shenjtë.
Dhe thotë: “Le të mos bëhemi lavdi dashës të kotë, njerëz që kërkojnë lavdinë e kotë, duke ngarë njëri-tjetrin dhe duke patur smirë për njëri-tjetrin”. Dhe shpeshherë ajo që duket dhe që është e kundërt me jetën shpirtërore është lavdia e kotë që ne kërkojmë, e cila krijon dhe konflikte, përplasje midis njerëzve, e cila krijon çështje dhe brenda jetës tonë familjare, edhe në vendin ku ne ndodhemi dhe punojmë, por do të thoja edhe brenda jetës kishtare. Mos të bëhemi lavdidashës pra duke ngarë, duke patur smirë njëri-tjetrin.
Tashmë kjo është diçka shumë e rëndësishme, në këtë kohë që është edhe kjo lloj sëmundje kaq e çuditshme e pandemisë e korona virusit. Sepse shikoj shumë njerëz të cilët janë veçuar dhe janë bërë të huaj. Ka dhe shprehje të dhunës familjare që ne vërejmë në këtë kohë, në punë kemi gjëra të konfliktuara, në vendin ku ne jetojmë dhe ndodhemi. Le të kujdesemi pra që të mbajmë barrët e njëri-tjetrit dhe le të lusim Shpirtin e Shenjtë që të mbushë jetën tonë plot përditë dhe që të piqet brenda sjelljes tonë konkrete Fryti i Shpirtit të Shenjtë.