/‘Edhe nëse rrojmë edhe nëse vdesim të Zotit jemi’

‘Edhe nëse rrojmë edhe nëse vdesim të Zotit jemi’

‘Edhe nëse rrojmë edhe nëse vdesim të Zotit jemi’

Sot në datën 4 Dhjetor në orën 12.00 në Kishën e “Ungjillëzimit të Hyjlindëses” në Tiranë u krye Shërbesa e Varrimit të Psaltit të kishës së Ungjillëzimit Jorgji (Xhoxhi) Doçi i cili ndërroi jetë në datën 1 Dhjetor 2021 në moshën 75 – vjeçare si pasojë e infektimit me Covid-19 dhe komplikacioneve që pasuan.

Shërbesa e Varrimit u drejtua nga Episkopi i Bylisit Hirësi Asti, në praninë e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastasi si edhe Mitropolitët i Elbasanit Hirësi Andoni edhe i Amantias Hirësi Nathanaili, si edhe klerikë të Kryepiskopatës.

Në fjalën e rastit Kryepiskopi Anastas tha: “Edhe nëse rrojmë edhe nëse vdesim, të Zotit jemi’!

Përshëndesim një njeri të mrekullueshëm, bashkëpuntor të zgjedhur, një bashkëpuntor shumë të vyer më Zotin, i cili për 30 vite mori pjesë në gjithë ecurinë e Kishës sonë. Marrim pjesë në zinë e familjes së tij të shtrenjtë veçanërisht për Anën tonë të shtrenjtë, fëmijët Maria dhe Vasili që në këtë kohë ata ngritën barrë që ishte shumë e rëndë. Ishin në një vend të huaj. Kjo humbje nuk është e rëndë vetëm për familjen por një humbje e rëndë dhe për të gjithë ne, për mbarë Kishën tonë.

Jorgji ynë i shtrenjtë ishte njeri i ndjeshëm, kujtoj kur erdha këtu për herë të parë në këtë vend. Ishte njeriu i cili përfaqësonte në mënyrën më të mirë popullin e Perëndisë këtu në Kishë duke psalur dhe duke marrë pjesë me të gjithë zemrën në të gjitha Meshat dhe shërbesat e tjera që kryenim në këtë Kishë. Dhe mendoj se përfaqësonte më së miri kishën tonë kudo ku ai ndodhej me anë të karakterit të tij shumë të vyer, me atë mirësinë e tij që i buronte prej zemrës në mënyrë të natyrshme, me sjelljen e tij që mbarte mjaft gëzim, me mirëkuptimin e përulur që ai kishte për njerëzit e tjerë, për dijet e tij në lëmin e muzikës dhe për gjithë zellin që ai shfaqte në çdo vend që ai gjendej e shkonte dhe zelli i tij ishte gjithmonë për të qënë aty ku kishin nevojë për të, me shumë thjeshtësi dhe me shumë mirësi. Dhe kur mendojmë se si është e mundur që ky njeri sillej me këtë mënyrë dhe nga e merrte gjithë këtë mirësi që i buronte në shpirt, përgjigjia për të gjithë ne që ishim pranë tij ishte – nga Perëndia. Ai ishte njeri me besë të sinqertë. Ai kishte me anë të këtyre shfaqjeve të thjeshta të besës një siguri të thellë për praninë e Zotit brenda jetës së tij. Qysh nga vitet e tij të fëmijërisë ai u zhvillua në këtë mënyrë dhe dua të theksoj se ky fakt i kushtoi në jetë. Edhe ai që ka besim duhet ta shprehë në një rast me sakrificën e tij. Si bir i një prifti ai nuk pati rastin për të ecur në studimet e mëtejshme, të larta dhe u përball me të gjitha vështirësitë që ne i dimë në këtë mënyrë. Me paqe në mënyrë qetë duroi të gjitha këto kushte mjaft të vështira dhe Zoti i kishte dhënë një talent shumë të madh muzikor që ai dispononte që i çelte dyert në ambiente dhe vënde të tjera dhe kështu ishte ai ishte kuadro i jetës kulturore në kryeqytet. Shumë shpesh njerëzit i mbyllin rrugët e të tjerëve por Zoti është Ai që ua çel atyre derën. Doja të thosha dhe në Kishën tonë ishte Psalti i parë për 30 vite këtu në këtë kishë dhe merrte pjesë në bukurinë e adhurimit të shenjtë hyjnor edhe në Korin Evropian të Kishës Katedrale.

Edhe nëse jetojmë edhe nëse vdesim, të Zotit jemi!

Jorgji mbetet njeriu i Perëndisë. Për ne do të jetë një figurë mjaft e veçantë, do të frymëzojë pasardhësit e tij, grupin e veçantëve të psaltëve që ne kemi që është element bazë i mbarë jetës së Kishës sonë.

Le ta përshëndesim Jorgjin me paqe të thellë dhe le të na denjësojë Perëndia që edhe shumë njerëz të tjerë të ndjekin shembullin e tij të mrekullueshëm. Shoqëria jonë ka nevojë për njerëz që kanë cilësira të këtij lloji siç i kishte ai – njerëz të drejtësisë, të dashurisë, që të krijojnë; njerëz që japin gjithçka nga dashuria dhe lavdia e Perëndisë tek të tjerët.

Nëse rrojmë, nëse vdesim – të gjithë të Perëndisë jemi!

I përjetshëm kujtimi!

Radio Ngjallja