/Ziso Musha, drugdhendësi i ikonave dhe ikonostaseve të shumta në Shqipëri

Ziso Musha, drugdhendësi i ikonave dhe ikonostaseve të shumta në Shqipëri

Radio Ngjallja prezanton. “Ziso Musha, drugdhendësi i ikonave dhe ikonostasve të shumta në Shqipëri” Intervista e sotme, në objektivin dhe mikrofonin e Radios Ngjallja drejtohet drejt qytetit të Fierit për t’u njohur me një drugdhendës të madh të këtij qyteti. Ai quhet Ziso Musha nga Portëza e Fierit, dhe prej 40 vitesh e bënë “drurin të flasë”. Ky është një art i veçantë dhe një privilegj i madh. Është një dhurat nga Zoti për të bërë këtë punë thotë ai. Për 40 vite ai punon me daltë e drurit dhe mund të themi që është ndër artizanet e fundit që mund të kenë mbetur nga ajo kohë kur drugdhendja ushtrohej nëpër ndërmarrjen e përpunimit të drurit në Fier. Ikonat dhe ikonostaset e Kishave Ortodokse janë kënaqësia e tij më e madhe shpirtërore, edhe pse realizimi i tyre mund t’i rrëmbejë më shumë se 7 apo 12 muaj kohë. Ziso Musha është një njohës i shkëlqyer i traditës duke i bërë punimet e tij unike dhe të kërkueshme në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë. Përgatitur: Atë Grigor Pelushi Antonio Poshnjari Janar 2024