/Zbulohet vendi ku Krishti dëboi demonët, të cilët hynë tek derrat dhe u mbytën në det

Zbulohet vendi ku Krishti dëboi demonët, të cilët hynë tek derrat dhe u mbytën në det

Zbulohet vendi ku Krishti dëboi demonët, të cilët hynë tek derrat dhe u mbytën në det

Në Ungjijtë e Mattheut, Markut dhe Lukait tregohet se si në tokën e Gadarenëve, Jisui triumfoi mbi demonët, duke poshtëruar kështu kryetarin e tyre.

Arkeologët besojnë se kanë gjetur prova konkrete të kësaj ngjarjeje biblike në Kursi, një distrikt të Dekapolit (që dikur njihej si vend i banuar nga paganë) në bregun lindor të detit të Galilesë.

Siç përshkruhet nga apostull Marku, Mrekullia e dëbimit të demonëve ndodhi pasi banorët e Kursit po përpiqeshin të mbanin fort një të demonizuar, duke e lidhur me zinxhirë. Ky person jetonte larg qytetit, në varre, duke ulëritur natë e ditë e duke e goditur veten me gurë, gjë që tmerronte çdokënd që banonte aty pranë.

Kur erdhi Jisui në ato vende, i xhindosuri u përkul para tij dhe demonët që e torturonin iu lutën Krishtit të mos i shtjerë në humbje.

Pasi Jisui i urdhëroi të largoheshin prej djalit, i lejoi të hynin në një tufë prej rreth 2.000 derrash që ndodheshin në një rrëpirë aty pranë. Derrat, tashmë të tërbuar, nisën të lëviznin me nxitim derisa ranë e u mbytën në det.

Në shek. V-VI, në këtë vend u ndërtua edhe një kishë, në përkujtim të kësaj mrekullie, mirëpo më pas ajo u shkatërrua nga persët më 614 ps. Kr.

Kisha u rindërtua, por përsëri u shkatërrua, kësaj here prej zjarrit. Më pas, ky ven u braktis për më tepër se 1.300 vjet, dhe mbeti në harresë deri në vitin 1970, ku u zbulua aksidentalisht gjatë ndërtimit të një rruge.

Pranë gërmadhave të kishës duken ende shpellat, dhe një rrëpirë mali që zbret për në det, pikërisht siç përshkruhet në Bibël.

“Të krishterët me origjinë hebraike të shek. I  i mbanin në mendje këto vende dhe ngjarje të lidhura me jetën e Jisu Krishtit, dhe sapo Krishterimi u bë i lejuar, filluan të ndërtonin kisha në secilën nga këto vende.” – tha studiuesi i Krishterë Steve Ray.

“Sa më tepër të zbulohen nga arkeologët, aq më shumë konfirmohen ngjarjet e dokumentuara në Shkrimin e Shenjtë”- vijoi ai. Burimi: https://www.christiantoday.com/article/site-where-jesus-christ-drove-demons-into-the-sea-uncovered-confirming-biblical-event/74039.htm?fbclid=IwAR0gE2ojCn62sZHkNEB0711Xg0pbotWdiKiPAiuVJjw238USsCdfl0vv1eU