/Veprat e Mira Letra e Apostull Pavlit dërguar Titit 3:8-15 E Diela e Etërve të Sinodit të IV Ekumenik

Veprat e Mira Letra e Apostull Pavlit dërguar Titit 3:8-15 E Diela e Etërve të Sinodit të IV Ekumenik

Veprat e Mira

Shën Pavli udhëzon Titin duke i thënë: “Kjo fjalë është e sigurt, dhe dua që ti të pohosh me forcë këto gjëra, që ata që kanë besuar në Perëndinë të kujdesen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit” (Titi 3:8).

Këto fjalë të Shën Pavlit korrespondojnë me jetën dhe me veprën e Etërve të Shenjtë. Etërit e Kishës padyshim vërtetuan të ishin “përcaktues të drejtë” të Fjalës së Perëndisë. Duke patur parasysh rrethanat në të cilat Etërit shkruan dhe predikuan – në një epokë kur botimet në sasia të mëdha ishin të padëgjuara  – dhe tensionet prej persekutimeve të jofetarëve dhe internimeve, ende ata ishin në gjendje të krijonin një sasi të pafund të predikimeve, të gjykuara sot si të një cilësie të mrekullueshme dhe me mjaft vlera.

Etërit shkruan dhe folën jo vetëm teorikisht, duke i velur dëgjuesit e tyre me fjalë bosh. Predikimet e tyre ishin praktike dhe këshillat e tyre të zbatueshme. Predikimet e tyre prekin interesat e të gjithë njerëzve të famshëm dhe të atyre të shtresave të ulëta. Për shembull, Shën Joan Gojarti vullnetarisht u bë kundërshtari i perandoreshës Evdhoqia, kur ai me të drejtë mbrojti një grua të ve, pasuria e së cilës ishte konfiskuar me pa të drejtë nga perandoresha. Shumë Etër të Kishës janë bërë të njohur për filantropinë e tyre, shumë prej tyre shitën madje dhe Enët e Shenjta të Kishës për të ushqyer turma njerëzish gjatë kohërave të urisë. Shumë shembuj të tillë u ruajtën për ne nga historia. E mirënjohur është Vasialiadha e famshme e ndërtuar nga Shën Vasili i Madh, dedikuar nevojave të popullit. Brenda Vasiliadhës kishte dhoma të mëdha, strehim për të moshuarit, jetimore dhe një spital. Dhe kur u krijua e gjitha kjo? Gjatë një kohe në të cilën puna sociale në çdo nivel për shtetin ishte jo-ekzistuese. Përveç gjithë kësaj, Shën Vasili ishte një mbjellës i madh i Fjalës së Perëndisë. Megjithëse ai fjeti më Zotin në një moshë të re (49 vjeç) – ai na la trashëgim një literaturë të pasur teologjike të paarritshme në ditët e sotme. Shumë prej atyre që ai shkroi themeluan kriterin mbi të cilin autorët e tjerë duhej të bazoheshin në teorinë e tij – për shembull _Gjashtëditëshi i Shën Vasilit, në të cilin ai shpjegon krijimin e universit brenda gjashtë ditëve, Mbi Shpirtin e Shenjtë etj.

Besimi dhe vepra, Orthodoksia dhe orthopraksia ishte programi i Etërve të Kishës. Idealizmi dhe realizmi, në vetvete, nuk janë të shprehura në asnjë vend tjetër më mirë se në Shkrimin e Shenjtë: “Ai që do t’i vërë në praktikë dhe do tua mësojë të tjerëve një nga këto Porositë e vogla, i madh do të quhet në Mbretërinë e Qiejve” (Mateu 5:19). Etërit treguan përmes jetës së tyre se Krishtërimi nuk është utopik, një program i parimeve jo funksionale, por që depërton dhe e transformon njeriun, duke zbukuruar çdo gjë që ai prek.

Padyshim shoqëria i kërkon këta njerëz;  Njerëzit që shprehin dashuri të thellë dhe besim për njëri tjetrin. Një dashuri që mund të tejkalojë gjatësinë dhe gjerësinë e qiejve. Shën Pavli na fton ne të bëhemi njerëz të tillë, jo vetëm klerikët por edhe laikët gjithashtu. Shenjtëria i përket çdo njeriu i cili kryen vullnetin e Atit që është në qiejt, shenjtëria u përket të gjithë atyre të pagëzuarve në emër të Trinisë ë Shenjtë. Shën Pavli i fton ata që besojnë në Perëndinë të jenë të parët në kryerjen e veprave të mira, duke pranuar se të tilla vepra u bëjnë mirë jo vetëm atyre që i bëjnë ato por gjithë njerëzimit: “Kjo fjalë është e sigurt dhe dua që ti të pohosh me forcë këto gjëra, që ata që kanë besuar në Perëndinë të kujdesen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit.

Para disa ditësh lexova në një prej botimeve periodike në Internet këtë shënim të cilin do ta citoj fjalë për fjalë: Një mijë e dyqind e pesëdhjetë veta vdesin në vit nga uria në një shtet të Afrikës….” Një qind e pesëdhjetë mijë dollarë iu lanë trashëgimi shoqatës së përkujdesjeve për kafshët”. Botimi periodik vazhdon: Këta dy tituj artikujsh të dala krah për krah, nxisin dikë të pyes – a është ky shekulli i njëzet e një në të cilin po jetojmë? Shekulli i zhvillimeve në fushat teknike dhe shkencore. Apo ne po jetojmë ende në shekujt brutalë të jetës prehistorike”? Artikulli vazhdon: Informacioni na tregon se fuqitë e mëdha nuk lejojnë dërgimin e ushqimeve për masat e uritura. Arsyeja? Për shkak se ata nuk dëshirojnë të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të politikave të jashtme. Nga ana tjetër ajo shumë e parave iu dhurua shoqatës së përkujdesjeve për kafshët nga një grua fatkeqe. Kjo është një situatë e turpshme. Gjithashtu kohët e fundit lexuam një kërkesë të zjarrtë të njërit prej misionarëve të kishës sonë Ortodokse duke kërkuar ndihmë për fëmijët e uritur të atij vendi të Afrikës. Edhe ai thotë: “për fëmijët, për fëmijët e sëmurë me atrofi., për fëmijët e katandisur në skelete, për fëmijën që vdes përpara se të fillojë jetën e tij – pikërisht për këta fëmijë po ju drejtohem”.

Këto janë veprat e mira që ne si të Krishterë Orthodhoksë duhet të marrim pjesë. Ndonëse ajo shumë iu dhurua shoqatës si një gjest bamirësie, prapëseprapë është një vepër e mirë pa Zotin. Njëri prej Etërve të mëdhenj të Kishës shkroi për të tilla vepra pa Zotin, duke thënë se veprat të cilat bëhen në emër të virtytit, rrënjët e të cilave janë të thella brenda një qëllimi të mirë, por pa Krishtin të tilla vepra janë krime të ndritshme. Shkëlqimi i tyre e mashtron njeriun. Dhe thellë në domethënien e tyre reale ato janë të këqija dhe jo të mira. Besimtarët në Perëndinë mësojnë të bëjnë vepra të mira, duke u kujdesur gjithnjë për njëri tjetrin  jo për kafshët por për njerëzit.

Edhe Shën Serafimi i Sarovit na lidhje me këtë na thotë: “Duhet ta dish se vetëm atëherë kur një vepër e mirë bëhet për hirin e Krishtit, mund të sjellë hirin e Shpirtit të Shenjtë. E mira atëherë kur nuk është bërë për Krishtin, pushon së qëni e mirë. Shkrimi thotë: “Në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej Tij dhe që vepron drejtësisht është i pranuar nga Ai” (Veprat 10:35). Sesa i mirëpritur është njeriu që vepron drejtësisht shihet tek shembulli i kryeqindësit Kornel në historinë e Ungjillit. Korneli kishte frikë Perëndinë dhe ishte shumë përdëllimtar me të tjerët. Atij pra, kur po lutej iu shfaq engjëlli i Zotit dhe i tha: “Dërgo pra një njeri në Jope dhe thirre Simonin e quajtur Pjetër. Ai ndodhet në shtëpinë e Simonit, regjësh lëkurësh pranë detit dhe kur të vijë ai do të flasë. Pjetri i foli Kornelit për jetën e përjetshme dhe besoi ai dhe familja e tij.

Zoti i përdor të gjitha mjetet e Tij hyjnore për t’i dhënë rast një njeriu të tillë, si shpërblim për veprat e tij të mira, që të mos privohet nga jeta dhe lumturia e përjetshme. Nxjerrim përfundimin që Zoti, për sa i përket veprave të mira që nuk bëhen për Atë, kufizohet që të na japë mundësinë për t’i bërë të vlefshme. Prej nesh varet fakti që do t’iu japim vlerë apo jo.