/Udhëzime shpirtërore për të rinj – Kuptimi i Krishtlindjes Përgatiti Katekistja e Kryepiskopatës së Hirshme znj. Urania Mandro

Udhëzime shpirtërore për të rinj – Kuptimi i Krishtlindjes Përgatiti Katekistja e Kryepiskopatës së Hirshme znj. Urania Mandro

Udhëzime shpirtërore për të rinj

Kuptimi i Krishtlindjes

Krishtlindja. Ngjarje stacion për jetën e çdo njeriu kë ka jetuar, jeton dhe do të jetojë mbi tokë.

Tashmë jemi shumë pranë kremtimit të Lindjes Trupore të Zotit Krishtit. Pyetja që duhet të lindë brenda secilit prej nesh është: Si e festojmë ne Krishtlindjen? Me frymë shpirtërore apo me frymën e botës?

Por le t’i marrim gjërat me radhë…

Sigurisht Krishtlindja ka një kuptim të thellë esencial shpirtëror, të shenjtë dhe shpetimtar. Sepse ne nuk festojmë një ngjarje të thjeshtë, por shfaqjen e vetë Perëndisë në mish, këtu në tokë, midis nesh. Perëndia na nderoi veçanërisht me vizitën e Tij, duke bashkuar natyrën tonë njerëzore me natyrën e Tij Hyjnore. Ai që jeton përjetësisht jashtë kohës dhe pa kufizime, denjon të marrë trup dhe të lindë nga barku virgjëror i së Tërëshenjtës Mari.

Kështu kemi shfaqjen e Perëndinjeriut në historinë e njerëzimit. Bashkimi i qenies së krijuar me Krijuesin e pakrijuar, Perëndinë. Sinym i kësaj ndërhyrje hyjnore ishte hyjnizimi i njeriut. Kështu që Krishlindja është përjetimi i rikrijimit tonë, rilindja jonë nga gjendja në të cilën na çoi mëkati, që të arrijmë tek gjendja e mëparshme. Prandaj mesazhi i Krishtlindjes është një lajm kaq gazmor dhe shpresdhënës brenda historisë. Rrjedhimisht, kur ne i japim Krishtlindjes kuptimin e saj të vërtetë dhe kur e kremtojmë atë diç i ka hije, atëherë arrihet të përjetohet në çdo shpirt Mishërimi i Perëndisë, Mishërim i cili solli bashkimin me Zotin, reataurimin e ikonlës sonë të gjymtuar, prishjen e veprave të djallit dhe anullimin e polaneve të tij të errëta.

          Në kohën e lindjes së Krishtit, është shumë e kuptueshme lufta e djallit kundër Mishërimit të Zotit Krishtit; fakti që na e tregon këtë është përndjekja e foshnjes hyjnore dhe  ngjarja makabre e Herodit, vrasja e katërmbëdhjetë mijë foshnjave të shenjta, të cilat nga tregohen te Ungjilli sipas Mattheut.

          Në kohën tonë, kjo luftë e të ligut kundër ngjarjes së mistershme shpëtimtare, pa diskutim që ende vazhdon. Nuk ka më përndjekje, por ka tjetërsim. Pra, djalli, e ka bërë që kjo festë qiellore të humbasë kuptimin e saj shpirtëror dhe shpëtimtar, duke e shndëruar atë në një festë të botës. Ajo është kthyer në një festë materialiste dhe komerciale, ku në qendër nuk është më Krishti, por vlerat monetare dhe dhuratat e ndryshme që shkëmbjejnë njerëzit me njëri-tjetrin. As që bëhet fjalë për përgatitje shpirtërore me kreshmë, lutje, pendim, kungim, bamirësi, vepra humanitare etj. Nuk flitet fare për mirësi, lëmoshe dhe dashuri për të afërmin dhe bashkënjeriun; pra për mendime shpirtërore. Bisedat protagoniste të kësaj periudhe janë festimi i revejonit, gatimet, udhëtimet, veshjet, lojrat e fatit, qejfet dhe kënaqësitë e ndryshme.

Të gjitha këto kaq shumë “të botës”, të gjitha kundër “frymës orthodhokse”, të gjitha pjesë e jetës në thonjëza të bukur dhe jo të jetës qiellore dhe shpirtërore të cilën Krishti na thërret ta jetojmë. Asnjë lidhje me kremtimin që i ka hije kësaj të kremteje dhe siç Kisha e ka përcaktuar.

Me keqardhje konstatoj, të nderuar dëgjues, se kemi arritur të kuptojmë se Krishtlindja po afron nga dritaret e zbukurura të vitrinave të dyqaneve, nga dritat që ndizen dhe fiken në ballkonet e fqinjëve tanë, nga bredhat që shiten nëpër trotuare, nga shouet e shumta televizive me program festiv, nga reklamat e shumta festive që na mbysin nëpër rrjetet sociale dhe nga evenimente të ndryshme, të cilat shfrytëzojnë këtë ngjarje për interesa përfitimi. Asnjë lidhje me parapërgatitjen shpirtërore që Kisha përcakton. Pra, flasim për absolutizmin e materies dhe refuzim total të çdo elementi shpirtëror.

Mund të themi pa e ekzagjeruar, se flasim për Krishtlindje pa Krishtin. Sigurisht që nuk dëshiroj të keqkuptohemi.. Të mirat materiale duhet të vlerësohen në masën që na janë të nevojshme dhe sigurisht duke u konsideruar si dhurata të Zotit. Rëndësi ka që të mos mbetemi vetëm tek ato. Le të përgatitemi gjithmonë sa më mirë të jetë e mundur për Krishtlindje shpirtërore, Krishtlindje të vërteta! Gëzimi që ajo na sjell është i domosdodhëm. Ky është paralajmërimi i Mbretërisë së Perëndisëdhe kështu Krishti do të lindë brenda nesh me siguri… Amin!