Udhëzime Shpirtërore për të rinj
Aborti
Çështja e abortit është problematikë që trajtohet nga bioetika, e cila ka si objekt kryesor të saj, trajtimin etik të problematikave të ndryshme që lindin me zbatimin praktit të njohjes vazhdimisht në rritje të biomjeksisë. Ajo mund të karakterizohet si një Etikë përgjegjësie, pjesë e madhe e së cilës është e përbashkët me atë të deondologjisë tradicionale mjekësore.
Bioetika lindi nga nevoja për të kontrolluar veprimtarinë e shfrenuar të shkencës mjekësore, gjithnjë në interes të qenies njerëzore, dhe jo për të penguar apo edhe anulluar përpjekjet e mëdha që shkenca mjekësore po bën për përballimin e sëmundjeve të ndryshme. Bioetika, në këtë kuptim, është mbështetëse e Mjekësisë përsa i përket përmirësimit të kushteve të jetës së njeriut. Dhe siç përmendem edhe më lart, një nga çështjet me të cilat merret Bioetika është aborti.
Si abort përkufizohet heqja e një embrioni nga mitra para lindjes së tij me lindje artificiale. Disa fjalorë mjekësorë përmendin shtatzaninë 20-javore ose peshën 500 gram si kufi për abort, por këto limite janë arbitrare dhe të pajustifikuara. Sidoqoftë, është gjerësisht e pranuar që një embrion 20-javësh nuk do të mund të mbijetonte pasi të lindte. Sipas këtij përkufizimi, ndërprerja e shtatzënisë pas javës së 24-të nuk është një abort, por duhet të përshkruhet ndryshe, në terma të tillë si vrasje embrioni, zgjerim i qafës së mitrës dhe zbrazje, stimulim lindje, ose histerektomi.
Ndonjëherë lindja e një fëmije është e padëshirueshme. Çifti mund të jetë i pamartuar ose mund të mos jetë ende gati per ardhjen e një fëmije (për arsye financiare, psikologjike etj). Për më tepër, mund të ketë pengesa shëndetësore (p.sh. sëmundje të trashëguara ose sëmundje kalimtare të nënës) ose shtatzënia mund të jetë rezultat i përdhunimit. Çifti në këto raste i drejtohet metodave mjekësore për shkëputjen e shtatzënisë (kirurgji, etj).
Aborti është dhe ka qenë një çështje me implikime serioze morale dhe sociale gjatë gjithë kohës. Në kohët moderne, polemikat në lidhje me abortin kanë të bëjnë me çështjen nëse fetusi mund të konsiderohet si njeri dhe si pasojë, aborti të konsiderohet vrasje. Nga ana tjetër ekziston çështja e vetëvendosjes së gruas shtatzënë dhe e drejta e saj për të zotëruar trupin e saj ashtu siç ajo dëshiron.
Aborti nuk është një problem që është shfaqur si rezultat i zhvillimeve të fundit shkencore, por përkundrazi një çështje që gjithmonë ka qenë shqetësuese për njerëzit, siç na tregojnë referenca të shumta historike për të. Ajo ç’ka ofron shkenca në çështjen e abortit, është njohuri më e gjerë shkencore, por fatkeqësisht në asnjë mënyrë absolute, mbi çështjen e fillimit të jetës, duke u dhënë argumente të reja si për luftëtarët ashtu edhe për mbështetësit e abortit, duke i rihedhur zjarr konfliktit ekzistues.
Kisha Orthodhokse vendoset unanimisht kundër abortit, të cilin e identifikon me vrasje vullnetare të paramenduar, dhe për këtë arsye e dënon me forcë. Në këtë drejtim, ekzistojnë dispozita në Kanonet e Shenjta që refuzojnë kategorikisht abortin artificial. Çështja e abortit adresohet nga Kanunet e Shenjta të Kishës, e cila që nga shekulli i 4-të, përmes mësimit të saj, është shprehur kështu mbi këtë problem:
Sipas Kanonit XXI të Ankarasë, II të shën Vasilit të Madh dhe të 91-të të Penthektit, si gratë që kërkojnë abort të qëllimshëm ashtu edhe ato që përdorin hilace për abortim, trajtohen si vrasës dhe u vendosen qortimet përkatëse. Aborti konsiderohet vrasje, pasi sipas shën Vasilit të Madh, nuk ka asnjë dallim në Kishë mes një fetusi të formuar dhe një të paformuari. Aborti konsiderohet vrasje, jo vetëm sepse është shkatërrim i fetusit, por edhe sepse gratë që i janë nënshtruar abortit, kanë rrezikuar jetën e tyre dhe shpesh kanë vdekur. Kanonet e Shenjta përcaktojnë qartë qëndrimin e Kishës ndaj çështjes së abortit të qëllimshëm, të cilin ata e konsiderojnë një vrasje të qëllimshme të fetusit dhe një kërcënim për shëndetin dhe jetën e gruas.
Referenca të ngjashme gjenden dhe në Didakean e Dymbëdhjetë Apostujve dhe në Letrën drejtuar Barnabës, të cilat refuzojnë abortin, dhe madje edhe në Koleksionet Kanonike të botuara në Bizant.
Refuzimi dhe privimi i jetës njerëzore
Arsyeja është se një jetë njerëzore i jepet fundi, anullohet një dhuratë nga Zoti dhe manifestohet përbuzja e kandidatit për prind për një person tjetër, dmth. për fëmijën e ngjizur. Aborti zbulohet se shkakton probleme të mëdha morale, ndenja faji, të cilat mund të çojnë në kushte të këqija psikologjike dhe të krijojnë trauma mendore. Sot, është bërë gjithnjë e më e qartë se fetusi është një jetë, një ekzistencë që ka të drejtë të jetojë. Aji nuk është një pronë e menaxhuar nga askush dhe nuk është një çështje kaq e thjeshtë ndërprerja e një shtatëzanie.
Megjithatë, Kisha kurrë nuk i adreson këto probleme në mënyrë të paanshme. Kjo do të thotë se ajo nuk mjaftohet me ndalimin e përgjithshëm të abortit siç është përmendur më lart, por i afrohet secilit rast si një rast i veçantë, i cili kërkon trajtim të specifik. Kjo është “pimantika” e Kishës, përkujdesja e saj baritore, e cila përpiqet, me respektin e duhur për personalitetin dhe kushtet e jetës së çdo personi, të demonstrojë frymën e mësimdhënies kishtare dhe të fuqizojë njeriun që ta ndjekë lirshëm.
Me besim tek Dhuruesi i Madh, Zoti ynë Jisu Krisht dhe me ndjenjën e përgjegjësisë personale, me përgatitjen e duhur dhe në kohë të çiftit për lindjen e fëmijëve, dhe gjithmonë duke kërkuar ndihmën e Tij për përballimin e një shtatëzënie të padëshiruar, çifti është i thirrur të jetë aty tek beteja e jetës kundër vdekjes, duke u bërë bashkëluftëtar me “udhëheqësit e jetës” sonë (Veprat 3:15). Amin!