/U kremtua me madhështi Lartësimi i Kryqit

U kremtua me madhështi Lartësimi i Kryqit

14 Shtatori kremton çdo vit një nga festat më të shënuara në kalendarin orthodhoks – Lartësimin e Kryqit të Nderuar. E kremtja përkujton dy ngjarje: gjetjen në shek. e IV të Kryqit ku u vendos Zoti ynë Jisu Krisht nga Shën Elena, nëna e shën Konstandinit, dhe rimarrjen e tij nga persianët, që e kishin rrëmbyer, në shek. VII, dhe lartësimin e tij në Kishën e Ngjalljes në Jerusalem. Që atëherë kjo ditë nisi të kremtohej në të gjitha kishat e perandorisë dhe më pas në të gjitha Kishat Orthodhokse.

Kremtimi u bë me Liturgji Hyjnore në të gjitha vendin. Në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, bashkë me Mitropolitin e Elbasanit, Hirësi Andonin dhe Mitropolitin e Amantias, Hirësi Nathanailin dhe klerikë të kryeqytetit.

Në fund, të gjithë besimtarët puthën kryqin dhe morën sipas traditës degë vasilikoje.