/Tërëshenjtëria e Tij Patriarku Ekumenik Vartholomeu vizitoi Eparkinë e Lungros në Kalabri

Tërëshenjtëria e Tij Patriarku Ekumenik Vartholomeu vizitoi Eparkinë e Lungros në Kalabri

Patriarku Ekumenik vizitoi Eparkinë e Lungros

Në vitin e 100 vjetorit të krijimit nga Kisha Katolike të Eparkisë të ritit bizantin të Lungros në Kalabri, në të bëri një vizitë dy ditore, më 18 dhe 19 shtator, Patriarku Ekumenik Vartholomeu I, i cili u prit me dashuri dhe entuziazëm nga besimtarët arbëreshë.

Patrirku Ekumenik u prit nga prefekti për kishat orientale i Kishës Katolike, kardinali Leonardo Sandri, nga Episkopi i Lungros, mons. Donato Olivieri, presidenti i provincës, si dhe autoritete të larta fetare e lokale të Kalabrisë. Mons. Oliviero, duke e pritur në katedralen kushtuar Shën Nikollës së Mirës, e quajti vizitën “një ditë me shkëlqim dhe ndjesi të brendshme të papërshkrueshme”. Ndërsa Patriaku Ekumenik theksoi përpjekjet për të kapërcyer ndarjen mes kishave.

Në datë 19, Patriarku Ekumenik Vartholomeu vizitoi duomon e Rossanos, Muzeun e Codex Purpureus Rossanensis, dhe sanktuarin e Shenjtorëve Kozma dhe Damian në Shën Kozimo Albanese. Gjithashtu, ai mori pjesë në përurimin e një ekspozite ikonash në kishën e Shën Adrianit në San Demetrio Corone.

https://www.vaticannews.va/…/storica-visita-di-bartolomeo-a…