Studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS” filluan sot vitin i ri akademik 2019-2020.
Në mjediset e amfiteatrit të Kolegjit Universitar “LOGOS” u zhvillua
ceremonia e pritjes së studentëve.
Në fjalën përshëndetëse studentëve iu urua një vit akademik i suksesshëm në
rrugëtimin drejt përmbushjes së ëndrrës së tyre në fushën akademike.
Sigurisht që studentët, të cilët prekën për herë të parë
auditorët e universitetit patën një vëmendje të veçantë. Ata u njohën me
strukturat drejtuese të Kolegjit Universitar “LOGOS” si dhe me kuadrin
rregullativ të brendshëm.
Kolegji Universitar “LOGOS” uron një vit plot suksese dhe arritje.