/Smartfonët dhe tabletat shkaktojnë probleme të shëndetit mendor tek fëmijët që në moshën 2 vjeçare.

Smartfonët dhe tabletat shkaktojnë probleme të shëndetit mendor tek fëmijët që në moshën 2 vjeçare.

Smartfonët dhe tabletat shkaktojnë probleme të shëndetit mendor tek fëmijët që në moshën 2 vjeçare.

Shkencëtarët theksojnë përdorimi i smartfonëve dhe i tabletave po rezultojnë në probleme të shëndetit mendor që tek fëmijët në moshën 2 vjeçare.

Sipas tyre, mjafton të qëndruarit përpara ekranit vetëm një orë në ditë, për t’i bërë ata më të prirur ndaj ankthit dhe depresionit.

Sipas raportimeve të gazetës Daily Mail, përdorimi i smartfonëve shuan kuriozitetin e tyre, i bën të humbasin aftësinë për të kryer detyra të ndryshme, të jenë më të paqëndrueshëm nga ana emocionale dhe i ul nivelin e vetëbesimit.

Megjithëse padyshim, adoleshentët janë ata që rrezikojnë më tepër nga pajisjet elektronike, truri ende i paformuar mirë i fëmijëve është gjithashtu i hapur ndaj rreziqeve.

Sipas studimeve të bëra, një pjesë e fëmijëve qëndrojnë rreth 5 orë në ditë të ngulitur përpara ekranit.

Hulumtuesit e Universiteteve të San Diegos dhe Georgias kanë konkluduar se koha e tepërt e shpenzuar me pajisjet elektronike çon në krijimin e problemeve të rënda të shëndetit mendor, por që janë lehtësisht të shmangshme.

Profesorët Jean Twenge dhe Keith Campbell thonë se gjysma e problemeve mendore zhvillohen gjatë periudhës së adoleshencës. “Është shumë i rëndësishëm identifikimi i faktorëve që çojnë në këto probleme, të cilat mund të ndryshohen. Nevojitet patjetër të ndryshojë mënyra se si fëmijët dhe adoleshentët e kalojnë kohën e tyre të lirë.”

Është detyrë e prindërve dhe mësuesve që të mos lejojnë përdorimin e smartfonëve përgjatë kohës që fëmijët kryejnë aktivitete të ndryshme si mësimet, shoqërizimi, të ngrënët madje dhe lojërat sportive.

Studimi i prof. Twenges mbështet limitin kohor të përdorimit të mjeteve elektronike për fëmijët nga mosha 2 deri në 5 vjeç, në 1 orë në ditë, të vendosur nga Akademia Pediatrike e Amerikës (American Academy of Pediatrics).

Përveç kësaj, ajo sugjeron dhe një limit kohe rreth 2 orë në ditë, për fëmijët e shkollës fillore dhe adoleshentët.

Burimi: https://www.nzherald.co.nz/lifestyle/news/article.cfm?c_id=6&objectid=12154228&fbclid=IwAR0mNDbflYK15ED6qoWE5iEXjTrzMmeRdrzl3NBs7aTlLnANWvrtZoKMPVk