/Shtohet numri i fëmijëve në katekizëm

Shtohet numri i fëmijëve në katekizëm

Ҫdo vit rritet numri i fëmijëve e të rinjve që frekuentojnë Shkollat e së ‘Dielës’ (katekizmi i krishterë) në Austri

Shkollat e së Dielës, të cilat janë nën përkujdesjen e Mitropolisë së Austrisë dhe Dioqezës së Hungarisë dhe Evropës Qendrore, me kalimin e viteve kanë tërhequr një numër të madh fëmijësh.

Me bekimin e Mitropolitit të Austrisë, Hirësisë së Tij Arsenit, numri i nxënësve të ‘Shkollave të së Dielës’ ka arritur më shumë se 13.600 persona, një shifër kjo e cila rritet nga viti në vit.

Gjatë një konference për mësuesit e ‘Shkollave të së Dielës’, të mbajtur së fundmi në Katedralen Orthodhokse të ‘Shën Triadhës’ në Vienë, Mitropoliti Arseni i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në këtë mision të shenjtë.

Burimi: https://www.orthodoxianewsagency.gr/foreignnews/enrollment-in-orthodox-sunday-schools-in-austria-growing-every-year/