Radio Televizioni Shqiptar i cili mbahet me taksat e Shqiptarëve, del dhe ofendon në një mënyrë të paskrupullt dhe të turpshme, në emisionin e titulluar, “ADN ILIR YZEIRI’ me gazetarin Ilir Yzeri, Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryepiskopin Anastas. Në këtë emision, i cili mban datën 12 Janar, shpifjet më të ulëta u hodhën ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Gazetari në fjalë me një sjellje prej rrugaçi, akuzon Kryepiskopin e nderuar Anastas, duke thënë, që po mban të uzurpuar Kishën Orthodokse, duke mos pasur as njohuritë më minimale.
Gazetari i turpit, duhet të dijë dhe duhet ta mësojë që ishte ai dhe pasardhësit e tij, që shkatërroi veprën e imzot Nolit dhe që Kryepiskopi Anastas e ringriti me mund dhe sakrificë. Gazetari Ilir Yzeiri është pjesë e asaj plejade shpifësish dhe mashtruesish që ringritjen e KOASH, nuk mund ta shohin dot, dhe si të tillë janë të verbuar nga kjo ringritje e cila konsiston në shumë fusha të jetës kleriko- laike.
Ç’do sulm ndaj Kryepiskopit dhe figurës së tij është një sulm ndaj çdo besimtari Orthodoks brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kryepiskopi Anastas erdhi në Shqipëri me një mision Apostolik, mision i cili ishte ngritja e KOASH, nga rrënojat të cilat ti Ilir Yzeiri i shkatërrove, por që Kryepiskopi Anastas i ringriti.
Njerëz të stisur dhe të paguar, që kanë si qëllim për të hedhur baltë mbi Kishën e Shenjtë Orthodokse, janë ata njerëz që dinë vetëm të mashtrojnë, vjedhin, gënjejnë, ku dhe i tërë boshti i jetës së tyre rrotullohet rreth injorancës. Mua më vjen keq që vendi ynë është katandisur në këtë pikë, dhe më dhemb në zemër kur flas për gjëra të tilla, por kjo është e vërteta dhe nuk mund të mbyll sytë dhe të pretendoj se këto gjëra nuk ekzistojnë. Kjo vërteton që individë të tillë dhe media që paguhen me taksat e Shqiptarëve sulmojnë si talebanë Kryepiskopin Anastas dhe Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Nga: Historiani Kostandin Luçi