/Shërbesa Përkujtimore e 45-vjetorit të Fjetjes të Imzot Irine Banushit

Shërbesa Përkujtimore e 45-vjetorit të Fjetjes të Imzot Irine Banushit

Me rastin e 45-vjetorit të fjetjes më Zotin të Episkopit të Apollonisë Imzot Irine Banushi në katedralen e Shën Gjergjit në Fier u bë shërbesa e përkujtimores.


Gjithashtu u bë një përshkrim i jetës dhe kontributit të Imzot Irineut, “ Martirit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, sic e quan Teologu i shquar Dhimitër Beduli.

Jeta dhe veprimtaria e Hirësisë së Tij Imzot Irine Banushi.

“Satanai ka hyrë në trupin e disa njerëzve dhe bënë çmos për të larguar besimtarët nga kisha, por nuk ja arritën qëllimit, se drita e vërtet e fesë nuk mund të zhduket asnjëherë”.
Më 25 nëntor të vitit 1973 u largua nga kjo botë për tu prehur në parajsë episkopi ndihmës i Kishës Orthodhokse, Hirësia se Tij Imzot Irine Banushi, që mbante titullin Episkop i Apollonisë. Kalojë në përjetësi një lisë i fortë i Kishës, u tha një hardhi e ngarkuar plot me vlera për vendin e tij. Ai ishte një njëri me botë e kulturë të madhe e besim të patundur tek Perëndia, që luftonte për të mirën e bashkatdhetarëve të tij e i donte dhe e donin atë pa mas, e në momente të veçanta, luajti një rol vendimtar për Kishën Orthodhokse në vendin tonë, madje duke sakrifikuar shumë nga jeta e tij.


Familja Banushi, nga fundi i shekullit të kaluar kthehet nga emigrimi në Rumani dhe vendoset në fshatin Fikas të Elbasanit. Por meqënë se ky vend nuk ofronte shumë mundësi për të nxjerë të ardhura për të jetuar, ajo më vonë largohet dhe vendoset në qytetin e Shkodrës në lagjen Rus i Vogël. I pari i familjes Nikoll Banushi, pregatiste e shistë qymyr druri.


Me shumë punë dhe mundime të mëdha familja arriti që të ndërtojë një mejhane, lokal i vogël, përballë shtëpisë ku banonte e kështu fillojë të mëkëmbej ekonomikisht duke punuar fort e duke u marrë dhe tregti.


Në familjen e bekuar të Nikoll dhe Nedo Banushit lindën pesë djem: Jovani, Ligori, Lluko, Xhorxhi dhe Ilia, që shquheshin si punëtor dhe për sensin e humorin tradicional shkodran dhe harmoninë e dashurinë familjare. Ilia ishte djali më i vogël i familjes e lindi në Shkodër më 18 Gusht 1906.
Shkollën fillore dhe një klasë qytetëse e kreu në qytetin e lindjes në “Shkollën Popullore”. Katër klasa gjimnazi i mbaroji në vitin 1925 në Gjimnazin “Ilirikum” të françeskanëve, po në Shkodër. Duke ndjerë një thirrje të brendëshme për ti shërbyer Perëndisë së dashurisë vazhdoji mësimet në seminarin e Cetinjës të cilën e mbaroji më 1931. Prej andej për tu pajisur më thellë me shkencën e teologjisë orthodhokse ndoqi Fakultetin e Teologjisë pranë Universitetit të Beogradit, ku u diplomua në vitin 1938.


Po atë vit, sapo u kthye në atdhe, u emërua nga Kryesia e Kishës Orthodhokse profesor në Seminarin Orthodhoksë “Shën Pavli” në Tiranë dhe njëkohësisht nga Ministria e Arsimit, profesor i gjuhës latine dhe i historisë pranë Gjimnazit të Shtetit në Tiranë. Gjithashtu si njëri i apasionuar pas muzikës bizantine dhe njohës i mirë i saj u aktivizua që në fillim në korin e Kishës Orthodhokse në Tiranë dhe kishte një zë melodiz engjëllor. Ai ishte me natyrë shumë të dashur e i komunikueshëm dhe bëri miqë të shumtë në rrethin shoqëror të kohës.


Si njëri me kulturë të gjerë lexonte shumë dhe njëkohësisht pati një aktivitet të mirë botues. Shkruante artikuj, libra e përkthente, duke bashkpunuar me shumë artikuj në revistat e Kishës si “Predikimi” dhe “Jeta Kishtare”. Kishte mendime përparimtare e atdhedashëse e për këto arsye në gusht të vitit 1939 u arrestua nga fashistët italian dhe pas një muaji u internua në Itali në fshatin Redo- desko në provincën e Montovës në Itali.


Në qershor të vitit 1940 kthehet në atdhe dhe me fillimin e vitit të ri shkollor rimori të gjitha postet e mëparshëm ku punojë deri në 15 Janar të vitit 1942. Në këtë kohë duke ju përgjigjur një propozimi të bërë prej Kryepiskopit të atëhershëm Imzot Kristofor Kisi, ai vendosi të hyjë në jetën klerikale.


Kështu shkonë në Manastirin “Shën Naumi” në Ohër dhe më 30 Janar 1942 hirotoniset në hierodhiakon, një ditë më vonë hirotoniset në hieromonak dhe mer titullin arkimandrit me emrin Irine dhe ditën tjetër, më 1 Shkut hirotoniset episkop duke marr titullin Episkop i Apollonisë. Mbasi u ushtrua për pak kohë në kryerjen e shërbesave fetare kthehet në Tiranë më 8 Mars ku pritet me ngrohtësi nga orthodhoksët e Tiranës me një ceremoni të veçantë.


Menjëherë fillonë misionin fetar duke meshura në të gjitha dioqezat e vendit. Kudo predikonte e u jepte kurajo besimtarëve që me durim e përpjekje të përballonin kohën e vështirë të pushtimit fashist. Kudo predikonte dhe takohej me vllazëritë e kishave, ndihmonte në organizimin sa më të mirë të punëve të kishave si edhe mësonte klerikët e rinjë në kryerjen e shërbesave fetare. Predikimet i trajtonte në mënyrë mjaftë tërheqëse duke vënë në qendër sakrificën dhe ngjalljen e Zotit Krisht dhe dashurinë për Perëndinë e atdheun duke përdorur konkretizime sa fetare dhe jetësore.


Në kohën e trazirave të luftës së dytë botërore, që po kalonte vendi edhe ai dha kontributin e tij për permirësimin e jetës së shoqërisë shqiptare, jo duke u trazuar në politikë por dke marrë pjesë direct në hallet, që kishin të bënin me jetën e përditëshme të popullit dhe të ardhmen e tij. Me përpjekjet e tij dhe duke shfrytëzuar gjithë rrethin e tij shoqëror u lehtësonte jetesën mjaftë njerëzve sidomos të ardhurve që ishin të shumtë e largoheshin prej vendeve të tyre për shkakë të luftës. Në misionin e rëndësishëm të episkopit ushtojë me dinjitet detyrën fetare dhe bëri të gjitha përpjekjet për të ndaluar sa ishte e mundur raprezaljet ndaj besimtarëve. Dhe kështu kur erdhi çlirimi i vendit, episkopi Irine, i cili kishte dhënë dhe ai kontributin e vet prë lirinë e shumdëshiruar ishte i rethuar nga respekti dhe simpatia e shumë njerëzve.


Mbas çlirimit të vendit filluan për Hirësi Irineun edhe zhgënjimet e mëdha me kufizimet e lirisë së besimit dhe ndërhyrjet politike në fe nga pushteti dictatorial. Veprimet e pushtetit të ri në dëm të të drejtave të njëriut, sidomos ndaj intelektualëve Imzot Irineu nuk i pëlqeu. Ideologjia e pushtetit të ri dictatorial ishte kundër fesë e njerëzve të saj, duke harruar kështu edhe rolin e tyre në jëtën shoqërore, në kulturën e trazhgiminë e vendit. Këto gjera episkop Irineu i diskutonte në poull dhe në predikimet e tij dhe ishte kundër diktaturës dhe privimit të lirisë fetare.
Në këtë kohë më 12 Korrik 1945 caktohet nga Sinodi i Kishës si Mitropolit i Gjirokastrës, por pushteti diktatoril nuk e lejojë që ta ushtronte këtë mision dhe më pas në 28 Tetor 1946 arrestohet dhe pas hetimëve të zgjatura më 17 Prill 1947 ju komunikua nga Gjykata dënimi me pesë vjet heqje lirie. Përfitonë nga një amnisti dhe delë nga burgu më 28 Prill 1949 dhe menjëherë shtrohet për një muaj e gjysëm në sanatoriumin e Tiranës sepse në burg ishte sëmurur rëndë nga tuberkulozi. Më pas izolohet në Manastirin e “Shën Vlashit” në Durrës.


Ishte koha kur pushteti diktatoril po përpiqej të vinte plotësisht nën kontroll komunitetet fetare Hirësia kontriboj për përpilimin e Statusit të Kishës “duke zgjedhur midis shumë të këqijave atë më të vogël”, por pavarësisht kontributit nuk u thirr në Kongresin e III-të Kishës në që u mbajt në shkrt të vitit 1950 për shkakë të dënimit të tij. Në vazhdim ju kërkua nga organet shtetërore dorëzimi I episkopëve të zgjedhur nga shteti, por ai nuk pranojë dhe për këtë arsye, mosbindje ndaj pushtetit, arrestohet përsësi më 22 Gusht 1952 dhe burgoset përsëri me pesë vjetë heqje lirie.
Pas kryerjes së plotë të dënimit lirohet më 25 gusht 1957 dhe internohet në Manastirin “Lindja e Hyjlindëses Mari” në Ardënicë ku jetojë deri në vitin 1967 në varfëri, por me dinjitet dhe gjithmonë i lidhur me besimtarët dhe banorët e zonës duke gëzuar respektin dhe dashurinë e tyre.

Në këtë periudhë kontribojë sa mundi për sistemimin e dokumentave të ngelura në Manastir dhe grumbullimin e të dhënave historike për të.
Në vitin 1967 me ndalimin perfundimtar të lirisë dhe besimit fetar bashkë me të tjerë ndjeu dhimbjen më të madhe sepse në këtë periudhë të errët fillojë prishja e objekteve të kultit dhe që ishin ndërtuar në shekuj me mundim e sakrifica të mëdha nga breza të tërë besimtarësh. Dhe ai reagojë, natyrisht brenda mundësive të tij. Që në fillim të fushatës së prishjes së objekteve të kultit ishte ai që ndikojë drejtpërdrejt tek të rinjtë që erdhën nga Fieri për të prishur Manastirin e Ardënicës dhe po me këmbënguljen e tij nëpërmjet një fjalimi të mbajtur në atë moment, u arrit që të mos vihet dorë dhe kështu ta kemi edhe sot të paprekur këtë Shtëpi Perëndie dhe vepër historike.


Më pas i detyruar largohet nga shërbimi kishtar si gjithë klerikët e tjerë, por besimi i tij nuk u mpak dhe zemra e tij ishte e mbushur me dashuri për Perëndinë dhe këtë tashmë duhet ta tregonte në mënyrë të fshehtë. Për të jetuar fillojë punë në ndërmarjen e ndërtimit të hekurudhave në fillim si punëtor më pas si magaznier, si arkëtar dhe në fund si llogaritar i parë në parkun e automjeteve në Lushnje. Gjithmon ishte korekt në punë dhe i respektuar nga shoqëria ku jetonte.


Gjendja e tij shëndëtsore filloj të përkeqësohej dhe më 18 Nëntor 1973 sillet me urgjencë në spitalin e Tiranës i sëmurë rëndë. Mbesa e tij Vitoria e merr në shtëpinë e saj ku ndërron jetë më 25 Nëntor 1973. Në atë shtëpi bujare, brenda mundësive të kohës, ju bënë tërë nderimet e duhura ceremoniale. Madje me shumë kujdes dhe në fshehtësi u kryen dhe ato fetare.


Kështu u prehë në paqe pranë Perëndisë Hirësia e Tij Imzot Irine Banushi që ja përkushtojë gjithë dashurinë e tij shërbimit ndaj Perëndisë dhe atdheut. U përndoq dhe vuajti deri në burgim për hirë të besimit të tij, por kurr nuk u mposht shpirti i tij që buronte gëzim dhe rrezatonte dritë që shprehej me humorin dhe buzëqeshjen karakteristike. La pas për ne shembullin e një njëriu të denjë, të drejtë e të pamposhtur nga fuqia satanike e diktaturës dhe një shërbim pa të metë ndaj Perëndisë që e donte deri në sakrifikim.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!


Perëndia e prehtë në paqe në parajsë.