/Shën Kostandini i Madh, Perandori Ilir që e bëri besimin e krishtërë themel të Qytetërimit Europian – Miron Çako

Shën Kostandini i Madh, Perandori Ilir që e bëri besimin e krishtërë themel të Qytetërimit Europian – Miron Çako

Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Shën Kostandinin dhe nënën e tij Shën Elenën.
Kostandini i madh ka lindur më 27 shkurt të viti ( 272 ps K), prej një familje fisnike nga Iliria në Naissus të Dardanisë ( Nishi i sotëm në Serbi).
Prindërit e tij ishin Kostant Klori, pagan dhe Elena, e ëma, e cila ishte provinciale nga qyteti Drepanum. I ati i Kostandinit, në kohën e perandor Dioklicianit, ishte njëri prej dy Çezarve, që mbretëronte Galinë, Britaninë e Madhe dhe Spanjën.
Në vitin (293 ps K) Diokliciani edhe ky me prejardhje Ilire që e emëroi Kostant Klorin në postin e çezarit dhe e detyroi që të divorcohej me Elenën, me preteksin se martesa e oficerëve të lartë nuk ishte e lejuar me gra provinciale.
Kostanti martohet me Teodorën, të bijën e Maksimilianit dhe Kostandini u dërgua të edukohej në oborrin e Dioklecianit. Në fakt atje u dërgua si peng që Kostandi të mos rebelohej kundër Dioklecianit, sepse në të kundërt i vrisnin djalin (Kostandinin).
Pas vdekjes së Dioklicianit dhe Maksimilianit, dy çezarët, Galeri dhe Kostant Klori u ngritën në shkallën e augustëve. Në vitin 305 Kostandini kthehet tek babai i tij. Pas një viti më 25 korrik (306 ps K) vdes i ati dhe Kostandini shpallet august (perandor) nga ushtria, e cila përbëhej kryesisht nga ilirë.
Ndërkohë Galeri, i cili e konsideronte veten si perandori i parë, kishte caktuar dy çezarë: Maksimiliani Daian për Lindjen dhe Servenin për Perëndimin, me kryeqytet Romën. Severi u përmbys nga një kryengritje e gardës pretoriane dhe u zëvendësua nga Maksenti i biri i Maksimilianit. Maksenti hyri shpejt në konflikt me babanë e tij dhe Maksimiliani gjeti strehë te Kostandini, duke i dhënë për grua të bijën Faustën e bukur.
Martesa e tyre u bë në Arles të Galisë. Maksimiliani duke bashkëpunuar me të bijën, thuri një kompolt ndajKostandinit. Komploti u zbulua dhe Maksimiliani u dënua me vdekje në vitin (310 ps K). Galeri i informuar për ngjarjet që po turbullonin perandorinë e Perëndimit, caktoi perandor Liçinin. Kostandini në vitin (311ps K) bashkohet me Liçinin në luftë kundër Maksentin dhe niset drej Romës.
Pasi kapërceu Alpet, në shtator të vitit (312 ps K), ai pushtoi me lehtësi qytetet e Italisë së Veriut dhe mbërriti në rrethinat e Romës, ku Masketi kishte përqëndruar forca të mëdha ushtarake.
Përpara betejës, teksa po vështronte hordhitë armike, tek ura e Miliviut, ndonëse ishte mesditë, Kostandini pa një vegim. Në qiell u shfaq një kryq, rreth të cilit ishte shkruar “EN TUTO NIKA” (me këtë do të fitosh).
Eusebio i Qezaresë na thotë se po atë natë iu shfaq Zoti Jisu Krishti në ëndërr dhe e urdhëroi të bënte një kryq të ngjashëm me atë që kishte parë në vegim dhe ta vendoste në flamurët që paraprinin ushtrinë, në vend të zhgabës perandorake. Shenja e fitores shkëlqeu përsëri në qiell dhe Kostandini besoi me të gjithë shpirt tek Zoti Jisu Krishti.
Në betejën vendimatre të Milviut, më 28 tetor (312 ps K), ishte Kryqi ai që i dha fitoren. Kostandini bëri një hyrje triumfale në Romë duke falenderuar Perëndinë e krishterëve.Ai urdhëroi që në monumenetet kryesore të qytetit të vihej shenja e Kryqit.
Gjithashtu u ngrit edhe një statujë e perandorit, e cila paraqiste atë duke mbajtur kryqin në dorë, si shenjë e fitores dhe emblem e autoritetit të tij, që e kishte marrë nga Krishti, Zoti. Që nga ajo kohë ai u quajt i barabartë me apostujt, për shkak të përhapjes së krishtërimit në gjithë Perandorinë Romake.
Perandor Kostandini ndihmoi në forma të ndryshme kishën dhe u kujdes për unitetin e saj. Në vitet e mbretërimit të Kostandinit të Madh të krishterët filluan të ushtronin besimin e tyre. Kostandini u takua me Licinin në Milano dhe në vitin (313 ps K) të dy perandorët nxorën një dekret, me të cilën u jepej të krishterëve e drejta që të praktikonin lirisht besimin e tyre në të gjithë perandorinë.
Në (321 ps K) caktoi të dielën si ditë pushimi dhe ditë feste për gjithë perandorinë dhe në (325 ps K) ,ndaloj vdkjen me kryqëzim, mblodhi në qytetin e Nikeas Sinodin e parë Ekumenik që dënoi heretikun Ariosin i cili mohonte Hyjninë e Birit.
Shën Kostandini pasi mori pushtetin , mori pranë vetes së tij Elenën, nënën e tij të ligjëshme, e cila ishte braktisur nga burri i saj Kloroi. Kostandini e respektonte thellësisht nënën e tij dhe e shpalli atë Agusta mbretëreshë, dhe preu monedha me fytyrën e saj.
Shën Elena që besonte tek Krishti ndikoi shumë te djali i saj, madje e qortoi rëndë Kostandinin kur ai gaboi duke urdhëruar vrasjen e djalit të tij me gruan e parë Minervinën, pasi u mashtrua nga intrigat e Faustës së bukur, por zemërkeqe. Pasi u zbulua intriga Kostandini urdhëroi eleminimin e Faustës dhe urdhëroi nderimin e të vrarit padrejtësisht.
Më (326 ps K) Perandoresha Elena, e cila sapo ishte pagëzuar, ndërmorri një udhëtim në Palestinë, gjatë të cilit zbuloi prej një zbulese Hyjnore, Kryqin ku ishte kryqëzuar Krishti.Në këto rrethana, atje, pasi hasi u bëne gërmime dhe nuk po gjendej kryqi i Krishtit. Atëhere detyruan me forcë një hebre, i cili e dinte se ku ishte. Në këto rrethana, mbasi u bënë gërmime dhe nuk po gjendej kryqi i Krishtit atëhere detyruan me forcë një hebre, i cili e dinte se ku ishte Golgothaja por nuk tregonte. Pasi ai tregoi dhe u gërmua në atë vend u gjet kryqi i Zotit dhe katër gozhdët. Kjo ngjarje festohet më 14 shtator në Kishën Orthodhokse.
Dy nga gozhdët e kryqit u vendosën në stemën e Kostandinit që ai të kishte gjithmonë me vete fuqinë e Krishtit. Kostandini urdhëroi që në atë vend të ngrihej një bazilikë madhështore dedikuar Ngjalljes së Krishtit, e cila u përurua në vitin (355 ps K) me rastin e 30-vjetorit të mbretërimit të tij.
Gjithashtu, Elena vizitoi shumë vende të shenjta dhe ndërtoi bazilika në Bethlehem, në Malin e Ullinjve etj. Mbas këtij udhëtimi ajo fjeti në moshën 80-vjecare. Varrimi i saj u bë në Kostandinopojë e më pas trupi i saj u çua në Romë.
Perandori Kostandin e kaloi në paqe jetën që i kishte mbetur dhe u mor me forcimin e institucioneve të perandorisë së krishterë. Ai e inkurajoi me të gjitha mjetet përhapjen e krishtërimit dhe i transformoi në tërësi ligjet romake, duke i vënë nën frymën e mëshirës dhe të zemërgjerësisë së Ungjillit.
Midis viteve (324 – 11.5.330 ps K )Shën Kostandini ndërtoi kryeqytetin e ri të krishterë, Kostandinopojën (Qyteti i Kostandinit) ose Roma e Re, kufijtë e së cilës ja kishte treguar një ëngjëll gjatë një vizioni, qytet i ndërtuar për nder të Tërëshenjtës, Virgjëreshës Mari. Në këtë vend lulëzoi për 1000 vjet krishtërimi i Lindjes ose siç u emërtua më vonë për efekt studimi: “Perandoria Biazantine”.
Bizantinët që i`u nështruan herezisë dhe mëkateve bënë që në 29 maj në vitin 1453 Kostandinopoli Zoti lejoi që Roma e Re u pushtua nga turqit nën udhëheqjen e Mehmetit të II dhe u quajt nga turqit Istambul (Stambolli i sotëm). Flamurin e Bizantit me shqiponjën me dy krerë e mbajti lartë edhe për 25 vjet Arbëria, me në krye heroin e madh kombëtar, mbreti i Epirit, atleti i krishtërimit, tmerri i turqëve, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.
Pas 30-vjetorit të mbretërimit të Kostandinit në (335 ps K ), mbreti i Persisë Sapori II, filloi të persekutonte të krishterët e mbretërisë së tij. Më pas Sapori prishi aleancën me Kostandinin dhe pushtoi Armeninë. Perandori menjëherë u ngrit në krye të një ushtrie të fuqishme pë t’u ardhur në mbrojtje të krishterëve, por gjatë rrugës u sëmur në Helenopolis dhe u transportua me nxitim në rrethinat e Nikomidis, ku edhe u pagëzua nga prifti Silvan.
Perandori Kostandin e kishte vonuar pagëzimin nga respekti i madh, që kishte për këtë mister të krishterë dhe kishte dëshirë të pagëzohej në lumin Jordan, në vendin ku u pagëzua Krishti, por nuk mundi dot. Duke refuzuar të vishte përsëri rrobën e purpurt perandorake, pas pagëzimit që i fali mëkatet e jetës së tij të vrullshme, ai dha shpirtin të shejntëruar tek Perëndia Zoti Jisu Krisht, në ditën e Rrushajeve të vitit 337, duke pasur të veshur akoma tunikën e bardhë të të sapo pagëzuarit (neofitit).
Para se të jepte shpirtin Shën Kostandini pati një shfaqe të dy Kryeapostujve Petro dhe Pavlin, të cilët e ftuan në mbretërinë e Zotit që të gëzohet dhe nderohet si i barabartë me Apostujt, për shëbimit që i bëri Kishës së Shenjtë Katholike dhe Apostolike. Trupin e tij e shpunë në Kostandinopojë, ku pas një ceremonie madhështore varrimi, e varrosën në Kishën e Apostujve të Shenjtë.
Kostandin Flavius Valerius, ky perandor i parë i krishterë për kontributin e tij të madh për kishën dhe popullin e Perëndisë, u nderua më shumë se çdo tjetër mbret dhe ju dha titulli : “i madh dhe i barabartë me Apostujt”.
Jeta dhe vepra e mbretit të parë të krishterë, Shën Kostandinit, i cili e pranoi pushtetin qiellor dhe tokësor të Zotit Jisu Krisht dhe i’a nështroi atij gjithë Perandorin Romake, duke e qeverisur me ligje sipas moralit të krishterë dhe duke mbrojtur Kishën nga herezitë dhe popullin e krishterë nga paganët dhe dyndjet e barbarëve, i bëri një të mirë shumë të madhe të gjithëve duke sjellë paqen midis popujve të ndryshëm që përbënin perandorinë.
E gjithë kjo vepër e një burri shteti është sot në antitezë me ata udhëheqës europian, që vetëm emrin e kanë të krishterë, sepse po i ndryshojnë ligjet morale të krishtera me ato amorale dhe perverse dhe po rikthejnë paganizmin dhe praktikat okulte të Europës, duke i bërë kështu një të keqe të madhe, jo vetëm Europës me traditë të krishterë, që nga koha e shën Kostandinit, por gjthë botës duke rrezikuar paqen, sepse duke vepruar kështu nxitin zëmërimin e Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.
Kisha Orthodhokse i këndon këtë himn shenjtorit:
“Kryqit tënd të çmuar, të pikturuar në qiell e pa dhe si Shën Pavli e mori, fitimin e shenjtë që lartazi dhe u tregua i pari apostull dhe mbret edhe tërë Mbretërinë të krishterë ta dorëzoi; pra na ruaj përherë në paqe, me lutjet e Shën Marisë Ti njeridashës”