Mitropoliti i Banat-it dhuron veshje dimërore për pacientët e spitalit Psikiatrik
Mitropoliti Joan i Banatit ofroi rreth 1000 veshje të ndryshme për pacientët me probleme mendore të Spitalit Psikiatrik të Jebelitdhe të Gătaias.
Sipas të dhënave të website-it të Mitropolisë, Hirësia i vizitoi pacientët javën e kaluar. Më 13 Nëntor ai vizitoi gjithashtu edhe Fondacionin “Pentru Voi”, ku takoi shumë persona me probleme të ndryshme psikike dhe u ofroi të gjithëve një vakt të ngrohtë.
Fondacioni i lartpërmendur ofron shërbime sociale për rreth 200 persona me çrregullime psisike, si dhe familjeve të tyre. “Pentru Voi” është gjithashtu e vetmja OJF në Timisoara, që i vjen në ndihmë personave me probleme mendore.