Roli i Arsimit të Lartë në Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve Dr. Khalil Ghassan Përfaqësuesi i UNICEF-it në Greqi Dr. Ghassan Khalil është përfaqësuesi aktual i UNICEF-it në Greqi. Është profesor me përvojë dhe ka lektuar në fushat e drejtësisë, menaxhimit dhe lidershipit në shumë institucione akademike në disa vende. Lindur dhe edukuar në Liban, Dr. Khalil ka ndjekur studime në drejtësi aty përpara se të fitonte diplomën master dhe doktoraturën në drejtësinë ndërkombëtare nga Universiteti Paris-Sorbonne. Me mbi 25 vite të përkushtuara në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut, Dr. Khalil ka mbajtur pozicione të ndryshme të larta. Puna e tij është fokusuar në reformën ligjore, politika sociale transformuese dhe reforma arsimore, duke theksuar menaxhimin e bazuar në rezultate dhe rëndësinë e diversitetit kulturor dhe dialogut ndërkulturor. Para se të merrte rolin e tij në Greqi, Dr. Khalil ishte përfaqësuesi i UNICEF-it në Gjeorgji. Ai gjithashtu ka shërbyer si këshilltar i lartë në Zyrën Rajonale të UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe si përfaqësues i posaçëm i UNICEF-it për Libinë. Madje, ka shërbyer si këshilltar për politikën sociale dhe planifikimin strategjik për Qeverinë e Dubait. Në Liban, ai ka qenë këshilltar ligjor për Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Fëmijërinë. Në vitin 1997, ai u zgjodh kryetar i Komitetit të Lartë për Çështjet e Fëmijëve të Ligës Arabe, e njohur më parë si Liga e Shteteve Arabe. Përmbledhje Universitetet janë institucione të mirë-konsoliduara në shoqëritë moderne që kryejnë funksione sociale kritike përtej të mësuarit; ndër rolet e tyre të tjera, arsimi universitar mbështet zhvillimin shoqëror duke promovuar vlera, parime dhe norma sociale që promovojnë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe qytetarinë aktive. Si të tilla, universitetet përbëjnë mjedisin ideal për të promovuar agjendën e të drejtave të fëmijëve në shoqëri. Universitetet janë në një pozicion unik për të përhapur njohuri për të drejtat e fëmijëve përtej studentëve dhe për të ndihmuar në krijimin e një kulture më të fortë për respektimin e të drejtave të fëmijëve përmes lidhjeve të tyre me sektorë të ndryshëm të shoqërisë. Në kontingjentin lokal të e tyre, universitetet mund të nxisin partneritete dhe të angazhohen me aktorët e të drejtave të fëmijëve jashtë universitetit, siç janë qeveria qendrore dhe lokale dhe autoritetet, shkollat, komunitetet lokale, organizatat e shoqërisë civile, sektori privat dhe grupet profesionale për të promovuar në mënyre aktive, mbështetur dhe rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve. Përveç kësaj, aktivitetet kërkimore të universiteteve mund të gjenerojnë njohuri të reja për fëmijët dhe të drejtat e tyre. Gjenerimi i njohurive cilësore dhe evidencave shkencore mbi fëmijët mund të informojë politikë bërjen dhe të kontribuojë në planifikimin, hartimin dhe zbatimin më të mirë të ndërhyrjeve, politikave, legjislacionit dhe vendimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve, të bazuara në prova, nga qeveritë qendrore dhe lokale që i përgjigjen nevojave reale dhe garantojnë realizimin e plotë të të drejtave të të gjithë fëmijëve. Për më tepër, universitetet mund të përhapin dhe komunikojnë rezultatet e tyre kërkimore përtej komunitetit akademik, gjë që do të ofrojë provat e nevojshme për objektivat e mbështetjes dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve. Së fundi, përmes funksionit të tyre kryesor edukues, universitetet mund të nxisin njohuri shkencore ndër studentët, duke siguruar që trajnimet paraprake mbi të drejtat e fëmijëve të përfshihen në fushat e studimeve universitare. Ky është një rol shumë kritik i universiteteve pasi krijimi i një niveli të lartë të ndërgjegjësimit për të drejtat e fëmijëve ndër profesionistët e ardhshëm përmes arsimit universitar, mund të ketë një efekt shumëzues në ndikimin shoqëror të të drejtave të fëmijëve në afat të gjatë. FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE KOMUNIKIMIT GJUHËSOR Kolegji Universitar “Logos” 26 Qershor 2024 Video: Jorgo Kobuzi