/RESTAURIMI I EPITAFIT TË GLLAVENICËS – FREDERIK STAMATI, RESTAURATOR

RESTAURIMI I EPITAFIT TË GLLAVENICËS – FREDERIK STAMATI, RESTAURATOR

Mendohet se Epitafi i Gllavenicës është qëndisur nga dora e murgut Sava, me porosi të Gjergj Arianitit, që historikisht i bie të jetë gjyshi i vjehrrit të Skënderbeut. Thuhet se Epitafi është gjendur në bodrumin e një shtëpie të rrënuar në Ballsh, e cila në atë kohë ishte dioqezë, ku ishte futur për tu ruajtur si një objekt shumë i vlefshëm dhe se ishte dëmtuar nga minjtë, gjë që ne e vumë re gjatë restaurimit, në njërën nga mbulesat anësore të Epitafit. Në këtë “ikonë të qëndisur” me fije tekstile dallohen katër ngjyra bazë: e kuqe, blu, jeshile dhe e verdhë, të shoqëruara me nuanacat përkatëse. Ai, së bashku me disa objekte të tjera të MHK-së, si ikona e objekte që i takonin pavijonit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, u grabitën në vitin 1995 dhe u rigjet, ose më saktë u rikthye një vit më vonë, në vitin 1996, Audio&Video: Jorgo Kobuzi