/Radio NGJALLJA transmentoi drejtpёrdrejt tё Enjten nё mbrёmje Shёrbesёn e Leximit tё Dymbёdhjetё Ungjijve nё Katedralen Orthodhokse tё qytetit tё Korҫёs.

Radio NGJALLJA transmentoi drejtpёrdrejt tё Enjten nё mbrёmje Shёrbesёn e Leximit tё Dymbёdhjetё Ungjijve nё Katedralen Orthodhokse tё qytetit tё Korҫёs.

Radio NGJALLJA transmentoi drejtpёrdrejt tё Enjten nё mbrёmje Shёrbesёn e Leximit tё Dymbёdhjetё Ungjijve nё Katedralen Orthodhokse tё qytetit tё Korҫёs. Shёrbesa u kryesua nga Mitropoliti i Korçës Hirësi Joani. Minutё pas minute besimtarёt mbushnin kishёn e madhe qё mban emrin ‘‘Ngjallja e Krishtit”. Leximi i ungjijve, himnet dhe troparet qё flisnin pёr Pёsimet Shpёtimtare tё Zotit Jisu Krisht, si dhe proҫesioni i mbajtjes sё kryqit nga Hirёsi Joani, tё gjitha kёto pёrcollёn pёrjetimin e pёsimeve tё Zotit. Ndёrsa kori i psaltёsve tё katedrales me himnet dhe troparet krijuan njё atmosferё me tё vёrtetё shpirtёrore. Gjithashtu edhe nё kishat e tjera tё qytetit u zhvillua kjo shёrbesё me pjesёmarrjen e shumё besimtarёve. Nё momentet prekse kur Ungjilli apo himnet kishtare pёrshkruanin vuajtjet e Zotit shihje besimtarё tё fshinin lotёt nga sytё e tyre ҫ‘ka tregonte besim tё gjallё dhe pёrjetim nё Zotin. Kjo atmosferё pёrjetimi do tё kulmojё ditёn e Premte nё shёrbesat e shenjta tё mёngjesit, Zbritja e Zotit nga Kryqi dhe Shёrbesa e Epitafit tё Shenjtё, ku nё mёnyrё tё veҫantё si nё asnjё vend tjetёr nё sheshin pёrpara Katedrales bashkohen epitafet dhe besimtarёt e enorive tё tjera tё qytetit dhe tё gjithё sё bashku, klerikё dhe besimtarё kryejnё proҫesionin e shenjtё tё varrimit tё Zotit.
Pёr Radio Ngjallja Aleksandёr Dimroҫi, Korҫё.