/Pritet dixhitalizimi i shkresave të çmuara të “Malit të Shenjtë”

Pritet dixhitalizimi i shkresave të çmuara të “Malit të Shenjtë”

Në “Malin e Shenjtë Athos” ruhen koleksione shumë të çmuara të dorëshkrimeve, kodeve dhe dokumenteve të printuara.

Për shkak se ato rrezikohen shumë nga dëmtimi dhe prishja për shkak të kohës, pritet të dixhitalizohen dhe të ruhen kështu për një kohë shumë të gjatë  është shprehur Menelaos Daskalakis, sekretari i përgjithshëm i Telekomunikacionit dhe Postës Greke.

Dixhitalizimi i këtyre thesareve bizantine do të realizohet si pjesë e projektit “Digital ark”, me një vlerë prej 8.5 milionë eurosh. Qëllimi është ruajtja dhe mirëmbajtja e dokumenteve në fjalë, edhe nëse ndodh që origjinalet të prishen a dëmtohen.

Shumë dorëshkrime të kodeve të ndryshme kishtare që ruhen në manastire të ndryshme, do të regjistrohen në formë elektronike. Deri më tani, të gjithë studentët ose hulumtuesit të cilët kishin nevojë të konsultoheshin me tekstet në fjalë, u duhej të udhëtonin deri në Malin e Shenjtë për t’i gjetur.

Z. Daskalakis thekson gjithashtu se : “Brishtësia e këtyre shkresave e bën të domosdoshme ruajtjen e tyre në formë elektronike, me ndihmë të teknologjive të reja të sofistikuara”.

Projekti parashikonin krijimin e 8 shërbimeve që mundësojnë qasjen me arkivat e manastireve dhe gjithashtu krijimin e një portali të ri, krahas atij të Bibliotekës së Malit të Shenjtë. Nëse do të përmendnim shifra, arkivat do të konsistojnë në 900.000 dorëshkrime, 450.000 dokumente të printuara, 550.000 arkiva historike, 146.000 objekte të artit kishtar, 25.000 skica arkitekturore dhe 2.500 orë dokumentarë me video apo regjistrim zanor.