/Presidenti Meta drekë në mencën “Shërbesa e Dashurisë” bashkë me Hirësi Joanin

Presidenti Meta drekë në mencën “Shërbesa e Dashurisë” bashkë me Hirësi Joanin

Pranë selisë së Mitropolisë së Shenjtë në mencën  ku këtu e 20 vjet ofrohet ushqim dhe dashuri tek njerëzit në nevojë u gjend Presidenti i Republikës z Ilir Meta i cili drekoi së bashku me Hirësi Joanin dhe të gjithë vëllezërit e motrat në vështirësi.

Në këtë mënyrë z Ilir Meta shprehu solidaritetin e tij për veprën bamirëse të cilën kryen Mitropolia e Shenjtë e Korçës si dhe simpatinë dhe dashurinë e tij ndaj njerëzve në nevojë.

Ai këtë e shprehu dhe në rrjetet sociale me këto fjalë: 

“Nga menca “Shërbesa e dashurisë” e Mitropolisë së Korçës ndava sot vaktin me të varfërit, për të qenë pranë tyre në shenjë solidariteti, mbështetje dhe shprese. 

Mirënjohje për Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin, i cili gjendet prej 20-vitesh pranë kësaj shtrese në nevojë të shoqërisë. Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të bashkësive fetare, shteti duhet të tregojë ndaj tyre më shumë vëmendje, përkujdesje dhe përgjegjësi.”