Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkëlqesia e Tij z. Bajram Begaj uron Prof. Dr. Anastasin Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë me rastin e 95 – vjetorit të ditëlindjes. Në bisedën telefonike ndër të tjera Presidenti i Republikës u shpreh:
“Uroj që të keni shëndet për të vazhduar misionin në krye të Kishës dhe Ju shpreh mirënjohje dhe falenderime për kontributet e çmuara në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqiperisë”