/Populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe I tillë kryeprift na duhej dhe të tillë na e dërgoi Perëndia Ejani pra: “le të ngazëllohemi me Zotin, që ndriçoi gjininë njerëzore”, Njeriu që shpërndau mjegullnajën e zezë dhe të rëndë Gëzuar 90 vjetorin, Kryebariu ynë

Populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe I tillë kryeprift na duhej dhe të tillë na e dërgoi Perëndia Ejani pra: “le të ngazëllohemi me Zotin, që ndriçoi gjininë njerëzore”, Njeriu që shpërndau mjegullnajën e zezë dhe të rëndë Gëzuar 90 vjetorin, Kryebariu ynë

Populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe

I tillë kryeprift na duhej dhe të tillë na e dërgoi Perëndia

Ejani pra: “le të ngazëllohemi me Zotin, që ndriçoi gjininë njerëzore”,

Njeriu që shpërndau mjegullnajën e zezë dhe të rëndë

Gëzuar 90 vjetorin, Kryebariu ynë

Zoti i ngjallur qëndron mistikisht me durim përpara zemravetë mbyllura njerëzore. I mbushur me dashuri duke na përsëriturvazhdimisht: “mos kini frikë…, ja unë tek jam me ju, gjithë ditët e jetës suaj” (Math. 28:20). Të gjithë përpiqemi të jetojmë Ungjillin nëçastet më të vështira të jetës, me ëndërrim për shpresë, sa jemi ngurues, sa biem në tundim, përpiqemi me optimizëm të mos e humbim besimin, fuqinë e Zotit të ngjallur. Sepse fjala na buroi prej varrit, mos kini frikë vdekjen, se na çliroi prej saj vdekja e Shpëtimtarit (shën Joan Gojarti). Ejani, pra, të ngazëllehemi me Zotin.

Vite terri komunist. Vite 67-90. Tokë e namun, e mallkuar, e djegur, e etur, e zhuritur dhe e braktisur. Apoteozëdrejtuar Zotit të ndalur. Altar i heshtur, Shqipëria.  Shqiptarët, shpirtra të zhuritur; qirinj të ndezur që thërrasin Zot dhe shpresë në mjegullnajën e zezë dhe të rëndë. Populli ecte, – siç thotë Shkrimi i Shenjtë – në luginën e hijes së vdekjes. Shqiptarët Krishtin e kishin e mohuar, kryqëzuar, varrosur. Zot për ta, nuk ka më. Ai nuk ekziston. Brengë ogurzezë që varroste çdo mendje njerëzore, se Perëndi nuk kish’, këmbanat hijezezë të rënda, në heshtje përcillnin vdekjen e Zotit Krisht. “Vargonjtë e vdekjes na kishin rrethuar dhe ankthet eSheolit na kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja na kishin vënë përfund”, sikundër thotë Psalmisti.

E zezë, e rëndë ishte heshtja. Çdo gjë për shqiptarët ishte e Premte e zezë. Jisuin e kishin mbyllur në varr. Premtimi i Zotit që unë do të jem më ju, nuk ishin shkulur dot nga zemrat e njerëzve. Në heshtje të gjithë besonin vërtesinë e fjalëve të Zotit. Do të vinte e diela e Zotit, që këmbanat të fillonin përsëri, tëftonin njerëzit në altarin e shenjtë, në Kishë.

Ishin të etur shqiptarët, të drobitur nga kohët, për atë pakëz dritëz të llambadhës së Pashkës që tashmë do të kthehej në një kandil të pashuar, që do të shponte errësirën e ftohtë që kishte mpleksur çdo zemër dhe e kishte kthyer atë në skllav të detyrueshëm të idealit të ri komunist.

Në këto kushte, sado dëshpëruese dhe paradoksale që mund të duken, ftesa e të kremtes së ndritshme të Pashkës siç mundi të dërrmoi Krishti pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjininë njerëzore, do të ndryshonte dhe ecurinë e shqiptarëve, perspektivën e jetës së tyre.  Ashtu si Krishti me vuajtjen dhe mundimet e tij do ta mposhte vdekjen dhe do të shuante etjen e Zotit për dashurinëpër njerëzit dhe do të ftonte në besimdhe ofronte shpëtim për kapërcimin final të vuajtjeve të shqiptarëve, kryqëzimit dhe vdekjes së jetës së tyre. Kambanat me thirrjet e tyre po këndonin himnet ngjallësore dhe po kompozonin simfoninë e ftesës paskale të Zotit: “Ejani, pra, tëngazëllohemi me Zotin”, pasi ngjallja ime do tëpasojë dërrmimin e barrës së rëndë të mëkateve që kishim mohuar Zotin dhe ishim pllakosur nga një jetë e mpirë dhe e ftohtë, të cilët kishin përjetuar dhimbje dhe vuajtje siç përjetoi shën Maria kryqëzimin e Birit të saj.

Po afrohej ora e Zotit. Himnet dhe troparet ftonin dhe paralajmëronin tashmëshqiptarët se Zoti është ngritur nga varri. Nuk ishte më i vdekur për ta. Ai ishte i ngjallur siç iu shfaq grave miroprurëse (Të Tërëshenjtës Mari,  Maria Magdalenës, Maria e Kleopës, Marta dhe Maria, Joanës, Salomës, Suzanës… edhe vetë nxënësve të tij), që e kërkonin për të vdekur dhe dëgjuan zërin e engjëllit që iu tha: “Pse e kërkoni të gjallin ndër të vdekur? Ai po shkon më parë se ju në Galile. Pra, Zoti kishte mposhtur hadhin dhe kishte shkallmuar portat e ferrit, duke na sjellë nga vdekja në jetë. Duke na sjellë ne shqiptarët nga skllavëria në liri.

Apostujt e tij po përhapnin lajmin e ngjalljes, në luginën e shkretë dhe të vdekur që Shqipëria po përjetonte ethet e fundit të pllakosjes së jetës. Kishte nevojëShqipëria, kishte nevojë për udhërrëfyes të Zotit, për të drejtuar grigjën. Kishte nevojë për barinj që do të ftonin grigjën e tyre në altarin e shenjtë, që të banonte tashmë Zoti nëzemrat e njerëzve, që ato të kthehen në kishëz ku tëndizej një kandil qëdrita  e Perëndisë, e Jisu Krishtit të mos shuhej më kurrë.

Kishte ardhur koha që njerëzit të thërrisnin të gjithë: “Hosana, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit”Jn.12:13.

17 korrik 1991. Kishte ardhur më në fund në Shqipëri Kryepiskopi Anastas si dhuratë Perëndie, si bekim i Zotit, si ngjallje për shqiptarët, për orthodhoksinë, ashtu si kuptimi i emrit të tij Anastas që do të thotë ngjallje.  Po, Perëndia, kishte dërguar kryebariun që do të shpërndante mjegullnajën e zezë që kishte mbuluar si një perde e zezëgjithë Shqipërinë. Po, kishte ardhur me të vërtetë Kryebariu, që do të ngjallte dhe do të ftonte me ngazëllim dhe urtësi grigjën e tij. Erdhi ora e Zotit Krishti u ngjal! Zoti është me ne, edhe ne me Zotin! Nuk do tëna braktisë Perëndia! Dhe Kryebariu ynë do të lutej me shpresë për shqiptarët: “O Zot, o Zot, shtjer syrin prej qiellit, edhe shiko, edhe vizito, edhe rregullo këtë vresht të cilën e ka mbjellëdora jote e djathtë”. Me kërshëri dhe besim të fortë Perëndie, kudo filloi të dëgjohej fjala e Zotit të ngjallur.

Në kushte varri dhe agonie episkopi i Andrusës, Anastasi, me plot pathos qëkish’ në zemër, me gjithë dashuri Krishti, do të pranonte në heshjte kryqin dhe vuajtjet e tij: “Kushdo që të më vijë pas, le të marrë kryqin e tij dhe të më ndjekë” Mk.8:34.  Dhe hapja e ungjillit në perikopenë e tëPremtes të zezë ishte prolog i udhës sëmundimshme tëkryqit që ai do të përjetonte në Shqipëri. Dhe të ndiqte gjurmët e udhës së Krishtit, teksa ai po shkonte drejt Tij. Kryebariu ynë do të shkelte dhe do të udhëtonte në të gjithë vendin e djegur, ku asgjë nuk mbretëronte, as fron, siç thotë edhe ai vetë, nuk kishte asnjë fron kryepiskopal për t’i ngjitur por ishte një stol i thyer plot gozhdë që kishte lënë persekutimi i egër ateist.

Në kushte të tmerrshme, kur mendimi ateist mbizotëronte, kryebariu ynë me gurët që e sulmonin do të ngrinte dhe do të ndërtonte kisha. Këto e bënin kryebariun tonë që t’i lutej mëme shumëzell Perëndisë për këtë vend, për njerëzit që ishin molepsur dhe drobitur nga ideologjia ateiste. Çdo gjënë Shqipëri ishte djegur dhe rrënuar. Shkretimi dhe gërmadhat ishin panorama e kohës. As hierarki, as sinod, as institucione, çdo gjë e paralizuar dhe e vdekur. Nga tri episkopatat, 19 zëvendësitë hieratike, 330 enoritë dhe 25 manastiret që kishte Kisha në administrim para 1967 nuk kishte mbetur asgjë. Pasuritë kishtare ishin të konfiskuara, Kisha të transformuara në depo, stalla, reparte ushtarake dhe shtëpi kulture. Nga të gjithë klerikët kishin mbetur vetëm 12 priftërinj, asnjë episkop dhe madje shumica ishin të moshuar dhe të sëmurë. Kjo ishte therëse, trishtuese, madje pa një gjurmë shprese.

Pikërisht në këtë kohë kur shpresa dhe besimi dukeshin të venitur, Perëndia i mrekullive, zgjedh një person, si enë e tij e zgjedhur, si bari për popullin e tij të vuajtur.

Misioni i kryebariut tonë ngjasonte me misionine 12 apostujve të Krishtit të cilët predikuan ungjillin e dashurisë dhe të paqes në kohën e persekutimeve të egra. Ashtu si shën Pavli që përhapi ungjillin nga Jerusalemi deri në Ilirikum edhe kryebariu Anastas do të ecte në gjurmët e tij dhe nuk do t’i trëmbej psikamës së vdekjes së Kishës.

Edhe optimistët ishin pesimistë, gjendja ishte alarmante, ku do të fillohej të thirrej Zoti, ku do të fillohej të meshohej? Kudo filloi të ringriheshin muret e shtëpive të tij, si një herë e një kohë të Dhiatës së Vjetër: “Hyni në portat e tij me falënderim, me lavde kremtojeni, bekoni emrin e tij”. Duhej meshuar pa pushim. Duhej shpresë për shpirtra të pashpresë. Kryebariu ynëduhej të luteshe për ata që nuk ishin lutur kurrë prej vitesh, duhej të luteshe për ata që e kishin mohuar besimin, të detyruar për të mos u lutur.

Një Kishë inekzistente, një Kishë e dobësuar përgjatë periudhës së pushtimit osman e fashist, plotëisht e rrënuar dhe e fundosur nga regjimi komunist. Një Kishëme pak vite nga shpallja e autoqefalisë. Pesha e rëndë e kryqit tashmë ishte dashuri për Perëndinë, për rrugëtimin që kishte filluar kryepiskopi ynë.

“Populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe”. Fjalët e Isaias po zbatoheshin nga Kryebariu ynë: Kush do të shkojë për Mua – tha Zoti?

“Ja ku jam, dërgomë mua”!  Kjo ishte psalmodia që shoqëroi Kryepiskopin në bindje të vullnetit të Perëndisë, për t’i shërbyer rrugës sëGolgothasë që tani mbante mbi shpatulla. Shqipëria, rast unik në historinë botërore. Hera e parë dhe e vetmja Kishë që gjendej pa hierarki të saj. Pyetjes së shumë skeptikëve se autoqefalia e Kishës Shqiptare tashmë nuk ekzisonte, sepse nuk kishte një hierarki dhe strukturë që të ushtronte këtë autoqefali. Kryebariu Anastas nuk do të ndalej, por me vullnet të hekurt dhe dashuri të thellë Perëndie do të fillonte me vetmohim të paparë punën për ringritjen e Kishës. Psalmi 123 u bë lutja e tij e vazhdueshme “Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, …atëherë ujërat do të na kishin mbuluar…. Ndihma jonëështëte emri i Zotit…”

Edhe pse një barrë e rëndë për kushtet në të cilën gjendej Kisha Orthodhokse në Shqipëri, kryebariu ynë do ta merrtë këtë kryq të caktuar nga Patriarkana Ekumenike, duke theksuar disa kushte që kërkonin vijimësinëe rrugës dhe të punës së tij për ringritjen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë: Të ishte i pranuar nga komuniteti orthodhoks, nga autoritetet shtetërore të Shqipërisë dhe të ruhej autoqefalia e Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Ishte bekim për Shqipërinë, për Orthodhoksinë, për popullin shqiptar që autoriteti i kryebariut tonë, ishte enë e zgjedhurnë gjithë opinionin botëror të Kishës, opinionin e politikës ndërkombëtare, që bëri të heshtnin të gjithë zërat kundërshtues dhe skeptikë.

“Të gjitha bashkëveprojnë për tëmirë për ata që e duan Perëndinë”, Rom.8.28, thekson vetë Kryepiskopi Anastas. Në janar të vitit 1991 Patriarku Ekumenik, Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë zgjodhën si ekzsrk patriarkal, episkopën e Andrusës, Anastasin që në atë kohë ishte me shërbim hierapostolik në Afrikën Lindore. Orthodhoksët e Shqipërisë që para fillimit të persekutimit të fesë përbënin 22 % e popullsisë, statistikë kjo e autoriteteve italiane v.1938, kërkuan që ekzarku patriarkal të qëndronte në Shqipëri dhe të merrte përsipër veprën e ringritjes së Kishës që vazhdonte të mbetej pezull. Ishte e pamundur që ajo të ringrihej nga ana e saj e brendshme, sepse nuk u gjend asnjë person klerik ose laik i arsimuar, me arsimin e përshtatshëm, i pamartuar dhe me nënshtetësi shqiptare, për të marrë barrën e ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në 5-8 qershor 1992 një përfaqësi e Kishës së Shqipërisë e caktuar nga Këshilli i Përgjithshëm Kishtar, vizitoi Patriarkanën Ekumenike dhe kërkoi zgjedhjen e ekzarkut patriarkal si primat i kësaj Kishe. Me vota unanime, më 24 qershor 1992 me propozim të Patriarkut Ekumenik Bartolomeu I, kryebariu ynë do të zgjidhej Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Ky akt që ishte një fakt i kryer kishtar zyrtar, u përcoll si një jehonë legjitime e një simfonie që kishte filluar kompozimin me notat e saj, ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që sot është një Kishë e barabartë midis gjithë Kishave simotra. Kështu në Diptikët e Kishave pas 40 vjetësh mungese do të shkruhej më në fund emri i Kishës Orthodhokse dhe primatit të saj që kishte marrë tashmë përgjegjësinë për ringritjen nga gërmadhat. Nga korriku i vitit 1991, si ekzark patriarkal dhe nga qershori i vitit 1992 si primat kryebariu Anastas do të kryejë një revolucion të paparë për Kishën, për njerëzit. Ringriti nga varri besimin, ngjalli në zemrën e tyre, një dashuri për Zotin, Jisu Krisht. Ndërtoi shtëpitë e Zotit, i restauroi dhe administroi gjithë Mitropolitë e Shqipërisë. Po rrugën e konsolidimit të Kishës, kryebariy ynë Anastas do ta vazhdojë më tej. Me dashuri Perëndie, me dorën e djathtë të përqafimit të vreshtit të Zotit, me frymë urtësie dhe paqeje, bashkimi dhe vëllazërimi do të formojëSinodin e Shenjtë të Kishës prej katër anëtarësh, me hierarkët Mitropoliti i Beratit, Hirësi Ignati, Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, Episkopi i Apollonisë, Hirësi Kozmai dhe kryesekretar atë Jani. Sinodi i sotëm numëron në gjirin e tij, tetë anëtarë dhe sot janë formuar dhe funksionojnë 6 Mitropoli. Me kujdesin e Kryepiskopit u arsimua dhe u hirotonis një brez i ri klerikësh, nënshtetas shqiptarë, në Akademinë Teologjike shën Vlash Durrës dhe në shkolla të larta theologjike jashtë shtetit.

Në gjurmë të shën Kozmait të Kolkondasit të shek. XVIII qëluftonte për dije dhe arsim kryepsikopi ynë si mbjellës i dashurisë dhe dijes përgatiti 150priftërinj me arsim të lartë shërbejnësi klerikë në të gjithë vendin, që përcjellin mesazhin e Ungjillit: “Duaj Zotintënd me gjithë zmerën tënde…dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde” dhe luten në meshën e shën Joan Gojartit: “Lutemi për republikën e shqipërisë, ..

Ndërtoi Akademinë Teologjike në shën Vlash, që sot njihet si Fakulteti i Shkencave Religjioze, 2 shkolla profesionale, 7 gjimnaze jopublike, 4 shkolla 9-vjecare, Universitetin “LOGOS” etj.

Në vitet e vështira të luftës së Kosovës, Kryepiskopi ndërtoi 2 kampe të mëdha duke ofruar me kontributin prej 12 milion dollarë.

Përpjekja e vazhdueshme për ringritjen e Kishës, bëri që në 4 nëntor 2006,  një përfaqësi e gjerë kleriko-laikësh, prej 256 vetësh, krijoi Statuti i ri të KOASH-it që u ratifikua nga Presidenti iRepublikës në 4 shkurt 2009.

Puna këmbëngulëse shkencore kishtare ideuar nga Kryepiskopi Anastas bëri të rregulloheshin statutet e mëparshme si atë të vitit 1929 kur Shqipëri ishte monarki dhe të dytin 1950 ku në vend ishte imponuar pushteti ateist. Statute të cilët nuk kishin principet e parimeve kishtare bazë, por ishte një ndërhyrje e brendshme në jetën e Kishës.

Sot, Kisha, në sajë të largpamësisë së primatit të saj, si një Kishë e plotë e ndërtuar me infrastrukturën e duhur, jo vetëm që gëzon respekt dhe prestigj të veçantë në të gjitha Kishat orthodhokse simotra të botës dheështë e bashkuar në mënyrë të pandashme me Kishën mëmë Patriarkanën Ekumenike. Gjuha zyrtare e Kishës është shqipja. Orthodhoksët e gjuhëve të tjera mund të përdorin gjatë adhurimit hyjnor gjuhën e tyre tradicionale me kusht që tekstet në përdorim të kenë miratimin e Sinodit të Shenjtë.

Me nismën, bekimin, punën dhe përkushtimin e tij, u ndërtua një Kishë ku u riorganizuan 460 enori orthodhokse, u ngritën nga themelet 150 kisha të reja, të mëdha dhe të vogla, u restauruan 60 kisha, manastire dhe monumente kulture. U riparuan 160 kisha të tjera. Çdo gjë që ua keni bërë këtyre më të vegjëlve ma keni bërë mua, – thotëZoti: Ky urdhërim e udhëhoqi kryebariun Anastas që të rindërtojë një infrasturukë tëkishës në më shumë se 70 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, selitë mitrololitane, shtëpi pritjeje, punishte, mensë për të varfrit.

450 objekte ndërtuese sot portretizojnë një kishë me infrastrukturë që ekziston dhe përcjell mesazhin e dashurisë tek të gjithë. Asnjë qenie nuk mund të jetë krejtësisht jashtë përkujdesjes hyjnore, – thotë Kryepiskopi Anastas. Këto nuk janë vetëm fjalë se jeta e tij ka vërtetuar në praktikë ndërtimin e një Kishe të gjallë ndërvepruese, por ajo çka do mbetet në piedestalin e hyjnizimit të rrugës së kryespikopit është katedralja e madhe: “Ngjallja e Krishit, që u shenjtërua në 1 qershor 2014 nga Tërëshenjtëria e tij, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I dhe nga primatët e gjitha Kishave. Sot Kisha Orthodhokse është themel i shpresës, si shprehet Kryepiskopi Anastas: “Lavdia e Perëndisë shpërndahet në mbarë krijesën njerëzore”.

Isha i sëmurë dhe erdhët më vizituat…ky kujdes baritor bëri që Kryepiskopi Anastas të ndërmarrë inisitiva për ndërtimin e Qendrës së madhe mjekësore të qendrës diagnostikuese Ungjillëzimi në Tiranë me 23 specialitete që iu gjendet njerëzve në nevojë. Të tilla qendra funksionojnë dhe në Korcë, Kavajë dhe Lushnje.

Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e tij, z. Ilir Meta, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm si apostull i Krishtit, në gjithëGalilenë e madhe dhe nëShqipëri për ringjalljen e besimit të krishterë, për ringritjen e kishës në Shqipëri, rolin e tij vizionar si flamurtar i paqes dhe i dashurisë, për vizionin e bashkëjetesës, harmonisë dhe tolerances, e quajti atë për kohën dhe të ardhmen një shqiptar i denjë dhe i devotshëm duke e pajisur atë me pasaportë shqiptare të cilën kryespikopi ynë e mban dhe e përfaqëson me nder dhe krenari.

Kryepiskopi Anastasështë sot një nga zërat më tëdëgjuar të krishterimit të kohës sonë, të globalizmit dhenjë nga zërat me të fuqishëm të dialogut mbarëbotëror.

Mesazhi i tij i madh “doni armiqtë tuaj, bekojini ata që mallkojnë, u bëni mirë atyre që iu urrejnë dhe lutuni për ata që iu keqtratjonë dhe iu përndjekin” janë motot udhëheqëse të Kishës Orthodhokse. Vetëm mbi këtë themel hyjnor, thotë Kryepiskopi Anastas, mund të ndërtohet një shoqëri e shëndoshë dhe njerëzore. Askush të mos guxojë të përdorë vajin e kandilit për të ndezur zjarrin e urrejtjes fetare. Me këtë postulat në vitin 2000 me propozim të 33 akademikëve të Athinës dhe Shqipërisë është nominuar për kandidat për çmimin Nobël për paqen.

Ndaj Kryepiskopi ynë që mban dhe ka emrin Anastas që do të thotë Ngjallje – Ngjallje e Krishtit në Shqipëri, ngjallje e besimit, Ngjallje e Orthodhoksisë, Ngjallje e shqiptarëve në këtë përvjetor të 90 të tij.

Për shumë vjet, o Kryezot!