Disa nga destinacionet më të njohura për turistët radhiten ndër vendet më të rrezikshme për të krishterët.
Sipas të dhënave të organizatës jo-qeveritare “Open Doors” në SHBA, në shumë nga destinacionet turistike më të njohura ka persekutim të të krishterëve, madje në disa vende kjo është edhe e ligjëruar. Këto të dhëna u publikuan në listën e vendeve më të rrezikshme në botë për të krishterët, “World watch list”.
Kjo listë, e cila përmbante edhe raportime analitike të marra nga shtetet në fjalë, u bë e njohur disa ditë pasi Departamenti i SHBA-së kishte prezantuar një raport lidhur me lirinë e besimit fetar në botë.
Rezultoi se në disa shtete, që përbëjnë destinacione shumë të famshme për turizëm, si p.sh. Turqia, ishujt Maldive në Oqeanin Indian, Indonezia, Tunizia etj., shumica e popullsisë së të cilave janë të fesë Islame, haset persekutim dhe indinjatë ndaj të krishterëve vendas, si dhe atyre misionarë. Madje në disa vende, si në Brunei-n e pasur, apo ishullin Borneo të oqeanit Paqësor, ata që zotërojnë një Bibël mund të dënohen deri në 9 vjet burgim.