/Përgënjeshtrim publik i Atë Kozma Sovjanit në lidhje me disa postime të pavërteta në rrjetet sociale!

Përgënjeshtrim publik i Atë Kozma Sovjanit në lidhje me disa postime të pavërteta në rrjetet sociale!

Pjesë të zbardhura nga fjala përgënjeshtruse e Atë Kozma Sovjanit përpara klerit dhe popullit besimtar të korçës në Ktedralen Ngjallja Krishtit më 24 shkurt 2019.

Mora vesh me habi të madhe dhe më lejoni që t’u drejtohem juve Hiresi dhe klerit të Mitropolisë së Korçës dhe besimtarve që janë këtu dhe atyre që mungojnë. Marr shkas dhe duhet të jap disa shpjegime që të mos prishet qetësia.Dije mbasdite u njoftova rastësisht dhe me habi të madhe mora vesh, që në rrjetet sociale qarkullojnë dy postime me emrin dhe imazhin tim. Ku jepen mesazhe të pa sakta dhe të paqena dhe të pavërteta.…

Jam i detyruar ta bëj këtë gjë publike në mes të kishës përpara Zotit, distancohem në mënyrë të prerë dhe kategorike nga të gjitha këto komente. Nuk është e vërtetë kjo gjë, nuk janë të vërteta dhe ata që më marrin në mbrojtje në këtë mënyrë, ata më bëjnë sulmin më të madh, kanë marrë disa të dhëna të pavërteta dhe i kanë përdorur.…

Zoti më ka denjësuar të shërbej pranë Kryepiskopit Anastas në Tiranë, Durrës, Kavajë, të cilin e falenderoj dhe sëfundmi jam në Korçë në shtëpinë time për arsye familjare.…Kam qenë shumë pranë Kryepiskopit gjatë këtyre 12 viteve dhe kam shërbyer në pozicione të ndryshme të administratës kishtare dhe ka qenë nder për mua t’i shërbej Kishës me modesti dhe përulësi.

Ky transferim që i kërkova Kryepiskopit që të vija në qytetin tim është komentuar dhe shtrembëruar, dua të besoj që është bërë nga padija, por tregohet një dashakeqesi e madhe. Kjo është komentuar se gjoja unë jam përzënë në Tiranë, gjë që nuk është e vërtetë.…Unë jam përgjegjës dhe kam përgjegjësinë për të thënë të vërtetën……

Duke qenë që një përpjekje për të hedhur baltë mbi figurat e Kishës të klerit të saj dhe figurave më të larta të Kishës sonë…gjoja se më ka kërkuar Kryepiskopi që të ik nga shqipëria.…Nuk kam asnjë lidhje as me personat as me informatorët apo informatat e tyre të gabuara dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë person të tillë.…Dua të falenderoj dhe Hirësinë e Korcës, që e pranoi kërkesën time dhe më mundësoi që të shërbej këtu në Katedralen e Korçës.