/Përfundojnë restaurimet në Manastirin e Shën Ekaterinës në Sina të Egjiptit

Përfundojnë restaurimet në Manastirin e Shën Ekaterinës në Sina të Egjiptit

Përfundojnë restaurimet në Manastirin e Shën Ekaterinës në Sina të Egjiptit

Ministria e Antikitetit në Egjipt ka përfunduar punimet për rindërtimin e një territori më të zgjeruar në Manastirin Orthodhoks të Shën Ekaterinës në Sina.

Projekti në fjalë përfshinte zbukurimin e plotë të peisazhit përreth, përmirësimin e rrjetit rrugor që të çon në Manastir dhe në Malin e Moisiut, krijimin e hapësirave më të gjera për parkimin e autobuzave dhe automjeteve të turistëve, si dhe instalimin e një sistemi elektronik sigurimi.

Qëllimi i kësaj pune rinovuese është rritja e numrit të pelegrinëve në këtë manastir të shenjtë, në katedralen e të cilit gjendet lipsani i Shën Ekaterinës së Aleksandrisë, si dhe mozaiku i famshëm i Metamorfozës (Shpërfytyrimit) të Shpëtimtarit.

Për Egjiptin ,Manastiri i Shën Ekaterinës është një ndër atraksionet më të rëndësishme dhe zë një vend të veçantë në të gjitha ekspozitat turistike në të cilat merr pjesë vendi.

Burimi:https://www.romfea.news/restoration-works-completed-in-st-catherine-of-sinai-by-egypts-ministry-of-antiquities/