Një numër i madh besimtarësh Orthodhoksë udhëtojnë drejt Moskës për të nderuar lipsanet e shenjta.
Më 14 Korrik, lipsanet e “Shën Petros dhe Fevronias”, shenjtorëve mbrojtës të familjes dhe martesës në Kishën Orthodhokse, u transportuan nga qyteti i Murom-it për në Moskë.
Pelegrinëve do t’u jepet mundësia t’i nderojnë e t’u falen atyre në katedralen e “Krishtit Shpëtimtar”, nga datat 14 deri më 21 Korrik.
Kur pak kohë më parë në këtë katedrale u sollën “Kryqi i Shën Andreas”, “Brezi i të Tërëshenjtës” dhe lipsanet e shenjtorëve “Pandeleimon dhe Nikolla”, u formua një rradhë shumë e madhe besimtarësh që prisnin t’i nderonin. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë herë.
Autoritetet kanë bërë me dije se nëse numri i njerëzve në radhë do të jetë i madh, do të ketë bllokim të Urës Patriarkale dhe kufizim të transportit të automjeteve.