/Patriarkana Ekumenike ndryshon qëndrim për Kishën skizmatike maqedonase

Patriarkana Ekumenike ndryshon qëndrim për Kishën skizmatike maqedonase

Patriarku Ekumenik Bartholomeu, i është përgjigjur negativisht letrës së Kishës së Maqedonisë, e cila kërkonte të dekretohej si Autoqefale.

Në përgjigjen e Patriakanës Ekumenike, thuhet se pas kërkesës së Kishës Orthodhokse maqedonase që ti jepet Autoqefalia, me emertimin Kryepiskopata e Ohrit, mori vendim të mos përfshihen në këtë çështje, pasi kjo zonë nuk mbulohet nga juridiksioni i Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës. Kjo zonë është nën juridiksionin e Kishës Orthodhokse Autoqefale Serbe. 

Sipas mediave, Patriarkana Ekumenike i ka shpjeguar Kishës maqedonase duke mos u ngatërruar me çështjen e Kishës Orthodhokse të Ukrainës, pasi janë dy çështje komplet të ndryshme. Ndër të tjera thuhet se kur të zgjidhjet çështja e emrit të shtetit të Maqedonisë, atëherë do të jepet Autoqefalia e Kishës.