/Pandeli Majko – Ai ishte misionar i kishës!… Misionari nuk mund ta bëjë atë që ka vendosur për arsyet e gabuara! Dhe bërja e gjësë së duhur jo gjithmonë të bën të ndihesh mirë!

Pandeli Majko – Ai ishte misionar i kishës!… Misionari nuk mund ta bëjë atë që ka vendosur për arsyet e gabuara! Dhe bërja e gjësë së duhur jo gjithmonë të bën të ndihesh mirë!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka ndërruar jetë!
Ai ishte misionar i kishës!… Misionari nuk mund ta bëjë atë që ka vendosur për arsyet e gabuara! Dhe bërja e gjësë së duhur jo gjithmonë të bën të ndihesh mirë!
Kryepeshkopi Anastas, ishte rindërtuesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat e viteve 90-të! Nën drejtimin e tij u rindërtua nga themelet jeta kishtare, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e për më shumë se 33 vjet! Ai u ngrit si një protagonist i vlerësuar në botën e besimit, pa dallim, të cilën e arriti falë një inteligjence jo të zakonshme!
Ishte i vetdijshëm se kishte nga ne shqiptarët që nuk ja pëlqenim faktin që ishte grek!
Edhe në këtë rast, ai vlerësoi se është më mirë të urrehesh për atë që je, se sa të duhesh për atë që nuk je!
Anastas Janullatos me punë dhe lutje, reflektoi, se beteja e vërtetë në jetë është të jesh dikush që njerzit e besojnë!
Njeriu i mirë duhet, pasi ndron jetë!
E doja më shumë se sa e dija!
Të qoftë dheu i lehtë, miku im!