/Në muzeun e Volgodës hapet ekspozitë e veçantë për “Shën Nikollën”.

Në muzeun e Volgodës hapet ekspozitë e veçantë për “Shën Nikollën”.

Në muzeun e Volgodës hapet ekspozitë e veçantë për shën Nikollën.

Në Muzeun “Shën Kirilli i Liqenit të Bardhë” që gjendet në provincën e Volgodës në Rusi, u hap së fundmi një ekspozitë e veçantë për shën Nikolla Mbrekullibërësin. Sipas raportimeve të website-it Orthochristian, ekspozita në fjalë përbëhet nga rreth 350 ikona të shenjtorit, që datojnë që nga shek. XI deri në shek. XX.

Është me të vërtetë një ekspozitë unike. Për ta realizuar u mblodhën artefakte nga 14 muze të ndryshme në provincat e Arhangelskut, Volgodës dhe Ekaterinburgut, si dhe të tjera qytete të Rusisë. Shumë nga artefaktet, përfshirë edhe ikona mjaft të rralla, prezantohen për publikun për herë të parë. Një prej këtyre është dhe ikona e shën Nikollës Mrekullibërës, që daton nga gjysma e dytë e shekullit XIX. Në vitin 2011, punonjësit e muzeut të Arhangelskut e gjetën atë në një shtëpi private në fshatin Gridkino. Pas shumë restaurimesh, prezantohet sot në muze për vizitorët.

Shën Nikolla është një shenjtor shumë i dashur për popullin rus, aq sa është vështirë të gjesh ndonjë qytet në Rusi ku të mos ketë asnjë kishë që mban emrin e tij.

Sipas organizatorëve, vizitorët do të kenë mundësi të shohin shumë ikona të ndryshme të shën Nikollës, përfshirë disa që datojnë që nga shekujt XV-XVII, të tjera ku pikturohet dhe skena të ndryshme nga jeta e shenjtorit apo edhe piktura popullore të një stili unik, që përcjellin një ngrohtësi të veçantë.

Burimi: https://basilica.ro/en/unique-exhibition-of-saint-nicholas-opened-in-vologda-museum/?fbclid=IwAR1KXqzLf4O1qFOxjumMHAFIhpfo1xANYh4ZxqcLJQsDZn006GrPy0-Qd10