/Në Krakov ndërtohet një tjetër kishë orthodhokse

Në Krakov ndërtohet një tjetër kishë orthodhokse

 Në Krakov ndërtohet një tjetër kishë orthodhokse

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Polonisë kërkon të jetë më e pranishme në Krakov të Polonisë, meqenëse kohët e fundit ka pasur shumë prurje emigrantësh në këtë qytet, kryesisht të ardhur nga Ukraina, shumica e të cilëve ( 67.3%) e identifikojnë veten si të krishterë Orthodhoksë. Aktualisht, në këtë qytet ka vetëm një kishë orthodhokse,  e cila nuk është më e mjaftueshme.

Krerët e qytetit morën në konsideratë rreth 1700 vende të volitshme për ndërtimin e kishës, dhe në përfundim vendosën t’i shisnin Kishës një truall në Vioślarska, të ndodhur në pjesën juglindore të lumit Vistula.

Ndërkohë që pritet një vendim përfundimtar, bashkia e qytetit do t’ia shesë truallin kishës me 95% ulje, me kushtin se nuk do ta shesin dhe se në 10 vitet e ardhshme nuk do ta përdorin për asnjë qëllim tjetër, përveç atij të cilin ranë dakord.

Këto kushte të shitblerjes së pronave u miratuan nga shteti që në vitin 1997. Që nga viti 2008, bashkia e Krakovit i ka shitur Kishës Romano-Katolike 9 truaj toke, me nga 70-90% ulje për secilën.

Burimi: https://orthodoxtimes.com/new-orthodox-church-to-be-built-in-krakow/?fbclid=IwAR3c5I85MvzUut0wkoU9ViwWIxVIkZ0QOrBL3lbUPE1EY07X4rv9OHygYzE