/“Nderi i Akademisë” për Theofan Popën

“Nderi i Akademisë” për Theofan Popën

“Nderi i Akademisë” për Theofan Popën – Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi u dorëzon trashëgimtarëve diplomën dhe certifikatën e mirënjohjes “Nderi i Akademisë” – #AShSh #NderiiAkademisë #TheofanPopa Diploma e mirënjohjes “Nderi i Akademisë” iu akordua me vendim të jurisë studiuesit Theofan Popa (pas vdekjes), me motivacionin: Për meritat e tij të jashtëzakonshme, të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit, në shkallë rajonale, si mbledhës, përshkrues dhe katalogues i dorëshkrimeve kishtare të ruajtura në Shqipëri gjatë shekujve VI-XVII; si studiues epigraf, kopjues, transkriptues dhe përkthyes i mbishkrimeve kishtare e laike-historike mesjetare; si koleksionues e shpëtues i fondit ikonografik të vendit, që u mbijetoi rreziqeve për zhdukje në kohëra të vështira; personalitet me kontribute të papërsëritshme në të gjitha fushat ku u përfshi, me një vullnet e dedikim të pakufishëm, që e ktheu mbrojtjen dhe studimin e trashëgimisë kulturore shqiptare të kërcënuar për shkak të ateizmit në qëllimin e jetës së tij. Me rastin e këtij nderimi u zhvillua edhe përurimi i librit “Theofan Popa, martir i shkencës”, përmbledhje studimesh e autorëve Pirro Thomo, Aleksandër Meksi, Kostandinos Giakoumis, Sokol Çunga, Andi Rëmbeci, Era Xhaferaj; përgatitur për botim nga Pirro Thomo dhe Anisa Ymeri. Radio “Ngjallja” Mars 2024