/Momente nga Shërbesa e Mbrëmësores edhe Bekimi i pesë bukëve në Manastirin e Miroprurësve në Shën Vlash, Durrës

Momente nga Shërbesa e Mbrëmësores edhe Bekimi i pesë bukëve në Manastirin e Miroprurësve në Shën Vlash, Durrës

U zhvillua sot në mbrëmje në vigjilje të së Dielës së ‘Grave Miroprurëse’ Shërbesa e Mbrëmësores edhe Bekimi i Pesë Bukëve në Skitin që mban emrin në nderim të Miroprurësve në Mananastirin e hirshëm të “Shën Vlashit” në Durrës. Klerikët e Kryepiskopatës së Hirshme drejtuan Shërbesat e Shenjta.
E Diela e tretë mbas Pashke i kushtohet Grave Miroprurëse, të cilat u kujdesën për trupin e Shpëtimtarit në vdekjen e Tij dhe ishin dëshmitaret e para të Ngjalljes së Tij.
“Një ëngjëll u qëndroi para Grave Miroprurëse dhe iu tha: Mirro është e përshtatshme për të vdekurit, por Krishti e tregoi veten të çliruar nga prishja! Prandaj shpallni: Zoti u ngjall dhe i fal botës mëshirë e shpëtim”.