/Momente nga Shërbesa e 12 Ungjijve, e Enjtja e Madhe – Katedrallja “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë

Momente nga Shërbesa e 12 Ungjijve, e Enjtja e Madhe – Katedrallja “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë

Sot varet mbi dru Ai që vari dheun mbi ujëra.
Kurorë prej gjembash i vihet rreth kryes Mbretit të engjëjve.
Me purpur të gënjeshtërt vishet Ai që veshi qiellin me re.
Shuplakë denjoi Ai që çliroi Adamin në Jordan.
Me gozhdë u mbërthye Dhëndëri i Kishës.
Me shtizë u shpua i Biri i Virgjëreshës.
U falemi Pësimeve të tua, o Krisht.
Rrëfena dhe Ngjalljen tënde të lavdëruar.