/Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani thirrje të rinjve: Mos braktisni vendin

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani thirrje të rinjve: Mos braktisni vendin

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos e braktisin vendin.

Imzot Joani ka gjetur rastin të bëjë apelin për këtë dukuri të dhimbshme në Dhoksologjinë e Flamurit, mbajtur në katedralen e qytetit për 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Kush nuk do vendin e tij, nuk do as Zotin’ u shpreh më tej në mesazhin e tij Imzot Joani.
Dhoksologjia e Flamurit në Korçë, ka një traditë liturgjie të krijuar nga Fan Noli. Ajo është mbajtur së pari në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.

Videoja është marr nga RTSH Korça.