/Mitropolia e Shenjtë e Beratit-Pritjet zyrtare në Selinë e Mitropolisë u pasuan nga takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve vendore dhe komuniteteve fetare.

Mitropolia e Shenjtë e Beratit-Pritjet zyrtare në Selinë e Mitropolisë u pasuan nga takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve vendore dhe komuniteteve fetare.

Pritjet zyrtare në Selinë e Mitropolisë u pasuan nga takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve vendore dhe komuniteteve fetare.
Ndër ta Kryetari i Bashkisë së Beratit, z. Ervin Demo, Prefektja e Qarkut, znj. Valbona Zylyftari, Deputeti z. Fadil Nasufi, si dhe drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike, z. Eno Bozdo dhe z. Shyqyri Dura, iu bashkuan kësaj atmosfere bashkimi dhe reflektimi.
Gjithashtu, pjesë e ceremonisë ishin përfaqësues të bashkësisë katolike dhe Sheh Ali Hoxha, duke sjellë një mesazh të fuqishëm uniteti dhe harmonie ndërfetare.
Ky moment i përbashkët dëshmon se Krishtlindjet janë një mundësi për të forcuar lidhjet mes komuniteteve dhe për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë dhe për Shqipërinë.
Të gjithë të pranishmit ndanë urimet më të mira për paqe, lumturi dhe një vit të ri plot begati për të gjithë shqiptarët.