Më 25 mars u kremtua me gëzim e kremtja e Ungjillëzimit, në kishën që mban emrin e festës së sotme në fshatin Ndërnënas.
Mori pjesë Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e tij, imzot Nikolla së bashku me priftërinjtë: Atë Aristir Ziu, Atë Rafael Rredhi, Atë Arqile Doko, Atë Ilia Zaka dhe Dhjakon Nikolla Davidhi.
Pjesëmarrës gjithashtu ishin besimtarë nga zonat përreth si dhe gratë e katekizmit nga zonat: Libofshë, Gratë dhe fëmijët Metaj dhe të rinjtë Daullas.
Ndërmjetimet e Hyjlindëses të kemi gjithmonë!