U Kremtua Festa e Shën Nikollës në famullinë tonë me
pjesëmarrjen e besimtarëve të qytetit dhe të klerikëve të udhëhequr nga
Mitropoliti i Elbasanit Imzot Andoni.

Në fjalën e tij Imzot Andoni u ndal
ne jetën e Shën Nikollës, perkushtimin e tij ndaj Perëndisë dhe mrekullitë
gjatë jetës dhe pas fjetjes së tij deri ne ditët tona.

Më pas u zhvillua dhe litania e
ikonës rreth kishës që mban dhe emrin e shenjtorit.

Gëzuar të gjithë atyre që mbajnë emrin Nikolla, Perëndia t’i bekojë e t’i ruajë me ndërmjetimet e shenjtorit. Amin!