Nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani
Pendimi ka depërtuar në çdo aspekt të jetës shpirtërore, sepse kudo në Kishën Orthodhokse kur flitet për jetë shpirtërore flitet kryesisht për pendimin. Madje gjithë jeta shpirtërore është një pendim, d.m.th një kthim drejt Zotit, një kthim drejt gjendjes natyrale të njeriut, një kthim drejt gjendjes që ai humbi, ose siç thuhet tek paravolia e Djalit Plangprishës, një kthim në shtëpi. Kthimi në shtëpi ndodhi ngaqë djali u kujtua dhe pati mall për shtëpinë e Atit. Të paturit mall është një nga aspektet kryesore të pendimit. Askush nuk mund ta vazhdojë rrugën e kthimit nëse ai nuk ka mall për vendin ku ai do të shkojë. Vetëm një dëshirë e zjarrtë që nuk mund të kuptohet kapërcen të gjitha pengesat që hasen rrugës. Çdo njeri ndodhet në nivel të ndryshëm malli, dikush bëhet shenjt, dikush jo dhe këto janë mistere që nuk mund të kuptohen dhe shpjegohen dot në mënyrë racionale. Megjithatë ne dimë që çdokush është i përgjegjshëm për çdo veprim që bën.Çdokush ka thellë brenda tij imazhin e Perëndisë që do të thotë ka mundësinë e mallit për t’u kthyer tek Ai. Ajo që kërkohet nga jeta shpirtërore është pikërisht të ringjallet kjo strukturë, të ringjallet ky lloj vizioni për njeriun që njeriu të kuptojë sa poshtë ka rënë, ashtu si dhe djali plangprishës që mendoi se në shtëpinë e tim eti ka bukë dhe për shërbëtorët, ndërsa unë këtu pë vdes urie. Kjo histori është historia tragjike e gjithë njerëzimit, madje një shenjt i madh thotë është historia e secilit prej nesh. Është historia ime, është historia juaj, është historia e çdonjërit prej nesh. Kjo është dhe arsyeja që historia e djalit plangprishës është historia më e dashur për të gjithë predikuesit, sepse ajo është një minierë pa fund ku mund të gjesh gjëra për frymëzim. Madje kur ta lexojmë duhet ta lexojmë me lot, nëse realisht do të ndjejmë diçka nga ajo që ndjeu djali. Sepse fillimi i pendimit është keqardhja dhe së dyti shpresa që ne jemi bijtë të Lartit. Kjo është dhe arsyeja që shumë shenjtorë thonë që nëse i jepeni pendimit mos u jepni dëshpërimit. Sado larg që të kemi shkuar, sado i madh që të jetë mëkati, nuk mund ta mundë dot mëshirën e Perëndisë. Ati gjithmonë po pret. Zoti po vigjëlon për shpirtin e gjithësecilit prej nesh, Ai po pret vetëm lëvizjen e parë dhe sa të shohë lëvizjen e parë do të vijë Ai të na kapë prej dore. Problemi është se ne nuk lëvizim. Tek ne ka zënë kore zemra që nuk hapet dhe arsyeja që bëjmë shumë praktika asketike është që të thyejmë këtë kore. Vetë Ai thotë: “Zemrën e thyer dhe të përulur Zoti nuk do ta përbuzë”. Ajo që nuk ndodh tek ne është pikërisht zemra e thyer. Kur ke një zemër të thyer dhe sensibiliteti i njeriut rritet shumë. Njeriu që ka një zemër të thyer, d.m.th një vrarje të thellë të ndërgjegjes, ka një ndjeshmëri të madhe shpirtërore. Ato gjëra që i dukeshin të zakonshme, tani nuk i duken më të tilla. Madje shumë shenjtorë që patën një pendim të thellë sa dëgjonin fjalën Zot u rridhnin lotë, sepse për ta Krishti përfaqësonte diçka tjetër. Nëse dhe ne do të kuptonin fjalën Zot edhe ne do të ndryshonim, sepse fjala Zot është bërë sot fjala më me pa kuptim në botë, të gjithë e përdorin dhe nuk ia dinë kuptimin. Vet fakti që ne e përmendim fjalën Zot dhe nuk ndryshojmë tregon që ne nuk ia dimë kuptimin. Nëse realisht ne do të kuptonim diçka sa herë që të përdornim fjalën Zot, diçka do të vinte tek ne. Sa herë që do përmendnim histori të ndryshme diçka do të vinte tek ne, por kjo nuk ndodh, sepse ne nuk kemi një zemër të copëtuar, ne nuk ndjejmë dhimbjen e thellë të largimit. Madje pjesa më e madhe e jona mendon se është në gjendjen normale, prandaj dhe kreshma, praktikat asketike u duken anormale. Ata thonë: pse duhet t’i bëj gjithë këto, unë nuk kam bërë asgjë. Në të vërtetë gjithsekush në sekretin e tij mendon se është i drejtë. Nuk kam bërë asgjë të keqe, mundohem t’ju bëj të gjithëve mire – këto janë shprehje që dëgjohen vazhdimisht. Ndërsa shenjtorët nuk e panë në këtë formë veten, sepse modeli për ta ishte diçka më e lartë, ata u kujtuan që ishin bijtë e të Lartit, ata u kujtuan që duhet të ushqeheshin me ushqimin engjëjve. Ndërsa ne tani ushqehemi me ndyrësitë e pasioneve. Gjithsekush që është i sinqertë në shpirtin e tij e kupton këtë. Dhe kjo është një pikë tjetër kryesore e pendimit: sinqeriteti i thellë i brendshëm. Sado mund t’u duket e habitshme të gjithë ne mashtrojmë veten. Të gjithë ne bëjmë sikur nuk i shohim, ka shumë pak sy të esëll. Gjithsekush krijon një iluzion se ai është diçka tjetër nga ai që është. Prandaj pendimi mund të quhet shikim real e gjendjes që jemi ne. Madje askush nuk mund të qëndrojë i papenduar nëse sheh realisht gjendjen e tij. Nuk është e lehtë ta shohësh këtë, sepse dhe ava Isaku thoshte: “Lum njeriu që sheh mëkatet e tij”. Të arrish të shohësh këtë do të thotë të kesh kuptuar shumë, të jesh futur shumë thellë, t’i jesh afruar të vërtetës. Sa më tepër njeriu i afrohet Zotit, aq më tepër e kupton që është larg Tij dhe është mëkatar. Sa më afër i afrohesh dritës aq më tepër do të shohësh gjërat që ndodhen në të. Ashtu si në një dhomë ku gjithçka duket e pastër, por nëse kalon një rreze drite do të shohësh me mijëra grimca pluhuri. E njëjta gjë ndodh edhe me shpirtin, nëse kalon një rreze e dritës hyjnore do të shohësh brenda tij jo vetëm grimca pluhuri, por shumë gjëra të tjera. Arsyeja që ne nuk shohim do të thotë se drita hyjnore nuk ndriçon dhe ne nuk shohim se jemi të verbër. Mënyra sesi e shohim veten është një mënyrë jo e drejtë. Ndihma që jep ati shpirtëror është mënyra e drejtë për të parë veten tonë. Askush nuk mund të denigrohet nga e vërteta. Askush nuk duhet të trembet nga e vërteta. Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë me një iluzion për veten e tyre, duke kujtuar atë që ata nuk janë, sepse tremben të pohojnë të vërtetën, dhe kjo është një krenari e kotë. Kjo është një krenari boshe që ka shkatërruar njerëzimin për shekuj me radhë. Shenjtorët arritën të bëhen dikushi për vet faktin që ata kuptuan që janë askushi. Ata u rritën duke u rritur tek Zoti, sepse Zoti jep jetën me bollëk. Gjithçka që ne duam ta kemi ajo realisht është, sepse është dhënë nga Perëndia, por krenaria jonë na ndalon ta shohim. Nuk mund të ketë një pendim në sene nuk shohim se kush jemi. Iluzioni që krijojmë ne për veten se jemi dikushi, iluzioni për gjithçka tjetër rrotull nesh sikur është në një formë tjetër prish gjithë vizionin. E vërteta ndihmon gjithmonë, e vërteta të ndihmon të kesh vizionin e vërtetë, sepse si mund të shohësh të vërtetën kur nuk je në të vërtetën? Si mund të shohë dikush kur është në errësirë? Ndihma që kërkojmë nga jeta shpirtërore është që të ndriçohemi pak, prandaj dhe pagëzimi quhet ndryshe ndiçim, sepse nëpërmjet hirit të Perëndisë ti mund të shikosh diçka që nuk mund të shihje më parë. Dhe për këtë kërkohen sy të sinqertë. Sa më afër fesë kujton se je, aq më e vështirë është të jesh fetar. Në kohën e Krishtit ishin farisenjtë që e kishin më të vështirë për t’u afruar dhe për ta pranuar Atë. Të tjerët si hajduti, imoralja vinin shumë lehtë tek Krishti, kurse farisenjtë që mendonin se ishin brenda nuk mund të vinin, sepse ata kishin krijuar një imazh të rremë për veten e tyre, një imazh që ne e krijojmë vazhdimisht. Gjithësekush që e sheh veten me sy të sinqertë do të kuptojë sa shumë hipokrizi ka brenda tij, prandaj dhe jeta shpirtërore është një luftë reale kundër saj. Shën Theodhor Studhiti thoshte: “Unë preferoj më shumë atë që thotë – unë jam mëkatar, sesa atë që thotë – kam mëkatuar”. Sepse unë kam mëkatuar është diçka e kaluar dhe nuk është një gjendje reale e të parit të vetes. Mëkatar nuk do të thotë shkelje e disa rregullave, por dhe një jetë e jetuar larg Perëndisë. Nëse ne nuk do të bëjmë një përpjekje për t’u kthyer në gjendjen për të cilën njeriu është krijuar dhe është thirrur, gjithçka tjetër do të kthehet në një lojë.

Marrë nga Mitropolia e Korçës.