Marrëdhëniet mes dy të rinjve
– Të nderuar dëgjues të Radios “Ngjallja”, unë jam Urania Mandro dhe bashkë do të ecim drejt realizimit të një cikli të ri emisionesh, ku do do të përpiqemi të eksplorojmë botën e të rinjve, duke prekur tema të rëndësishme të përditshmërisë së tyre.
– Dëshiroj ta nisim këtë rubrikë me një temë shumë të bukur, protagonisten e jetës së çdo njeriu, dhe kryesisht të jetës së një të riu ose të reje. Sot do të flasim dashurinë dhe marrëdhëniet mes dy të rinjve.
– E vërtëta është se flitet shumë për dashurinë. Madje dashuria, bashkë me paqen, është gjëja për të cilët flitet më shumë në botë, ndërkohë që është ajo që i mungon më së shumti botës.
-Por çfarë është dashuria?
– Nëse do të gugllosh në internet ose do të përpiqesh të gjesh një përkufizim të dashurisë, do të lexosh se dashuria është ndenja e afeksionit të theksuar dhe përkushtimit personal. Dashuria përfshin një shumicë gjendjesh të forta pozitive, emocionale dhe mendore, si dhe kënaqësinë. Duhet kuptuar këtu se dashuria ndaj një nëne ndryshon nga dashuria ndaj bashkëshortit, e cila ndryshon nga dashuria për mikun. Më së shpeshti, dashuria i referohet ndjenjës së tërheqjes të fortë dhe lidhjes emocionale. Në filozofi ajo është ai virtyt që përfaqëson mirësjelljen, dhembshurinë dhe afeksionin njerëzor.
– Kjo është një pikëpamje e përgjithshme mbi dashurinë, por ne sot do të flasim për dashurinë që lind mes një mashkulli dhe një femre, të cilët nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Termi universal dhe më i njohur që mund të përdoret për të shprehur këtë ndjenjë është fjala “eros”, eros i cili nënkupton tërheqjen e jashtëzakonshme që ndiejmë për njeriun e gjinisë tjetër. Janë flutrat në stomak, stresi që të kap kur shikon atë person dhe të gjitha ato ndjenja që përmendëm më sipër. Është dëshira për t’u shoqëruar me atë person, dëshira për të ndenjur pranë tij, dëshira që prania e tij të mbushë jetën tënde, dëshira për ta përqafuar dhe dëshira për të kryer marrëdhënie trupore me të.
– Po të bisedosh me të rinjtë, pjesa më e madhe e tyre do të të përgjigjet se kjo llojë dashuri, pra erosi, e ka përmbushjen dhe përsosjen e saj tek marrëdhenia seksuale. Një i ri, i pyetur mbi këtë temë dhe që lëviz në të njëjtën linjë mendimi, por pak më të thelluar, thotë se erosi është një dëshirë për ta bërë tjetrin për vete dhe për të patur pushtet mbi atë. Dhe ky pushtet, të jetë trupor, sigurisht.
– Por si e sheh këtë çështje Kisha Orthodhokse?
– Mendimi i parë që vjen në mendjen e të rinjve, duke e parë Kishën si një vend ndoshta fondamentalist dhe të prapambetur, është se ç’lidhje mund të ketë Kisha me dashurinë, erosin dhe seksualitetin. Këto çështje nuk janë aspak të huaja për Kishën. Kisha është, më shumë se çdokush tjetër, vendi i dashurisë. Ajo thjesht përpiqet t’i mësojë njerëzit që dashuria nuk është një produkt konsumi dhe se ajo ka jetëgjatësi sa përjetësia.
– Dashuria, siç shihet dhe trajtohet në epokën tonë, ka rrezik që në vend që të krijojë një lidhje dashurie, të krijojë një lidhje pushteti. Kjo ndodh sepse vlera ime në këtë lidhje matet me pushtetin që kam mbi tjetrin, sa e shfrytëzoj tjetrin, sa e bëj tjetrin për vete dhe jo, sa jam gati t’i jepem atij dhe të sakrifikoj për të. Ne kërkojmë thjesht të marrim, jo të japim. Duam vetëm të ushqehemi nga tjetri dhe fatkeqsisht brenda kësaj fryme, bashkënjeriu nuk shikohet më si person, por si mish.
– Ka plot të rinj të krishterë që nuk mendojnë se erosi ka lidhje thjesht vetëm me marrëdhëniet trupore por që përfshin edhe ndjenjat, të cilët ngrenë një pyetje tek etërit e tyre shpirtërorë: “Përse marrëdhëniet trupore paramartesore konsiderohen mëkat te një çift të dashuruar?
– Së pari le të themi se nëse marrëdhënia jonë me Perëndinë është ligjore, ndoshta mund të shprehemi se një veprim ose një mendim i caktuar është mëkat, por nuk mund ta kuptojmë esencialisht nëse është apo jo. Njerëzve që u lind pyetja e mësipërme, do të duhet së pari të pyesin veten e tyre se cila është realisht marrëdhënia e tyre me Perëndinë. A janë gjymtyrë të gjalla të trupit të Krishtit? A janë pjesë e Kishës? A marrin pjesë në misteret e Kishës? Kur t’u përgjigjen këtyre pyetjeve. Atëherë do të kuptojnë pse marrëdhënia seksuale është mëkat para ose jashtë martese dhe do të kuptojnë se çfarë është realisht mëkati. Mëkati pra, le themi këtu, nuk është një vepër e dënueshme, por mosarritja e të qënit në kungim, në komunikim me Perëndinë. Sepse njeriu është i krijuar i tillë, që lëvizja e parë shpirtërore që do të bëjë, të jetë dashuria për Perëndinë; dhe çdo gjë e cila pengon këtë dashuri ose e deformon, është tjetërsim i natyrës së njeriut dhe mëkat.
– Përsa i përket pyetjes së mësipërme “përse marrëdhëniet trupore paramartesore konsiderohen mëkat në një çift të dashuruar?”, përgjigja është se nëse dy njerëz duhen, përse nuk kanë durim të ecin me bekimin e Perëndisë drejt martesës, ku brenda martesës mund të ecin të lirë duke patur një qëllim dhe një arsye? Nëse kontakti trupor kryet vetëm për shkak të epsheve dhe është veprim i pavarur epshdashjeje, ai nuk ka ndonjë dobi; e vetmja gjë që të ofron është kënaqësia e paepur momentale dhe pastaj zbrazëti.
– Ose më mirë le ta shikojmë ndryshe, pa mendime teologjike, sepse ka shumë njerëz që ndoshta nuk u intereson fare çështja e mëkatit ose raporti me Perëndinë. Të rinjë me pikëpamje të tilla, krijojnë lidhje trupore jomartesore dhe thonë se janë të lumtur. Patjetër që ne nuk mund të themi se një lidhje e tillë nuk ka dashuri ose nuk ka vlerë dhe që personat brenda saj nuk janë aspak të lumtur. Dhe në të vërtetë, deri diku mund të jetë ashtu. Madje, duke qënë se brenda lidhjes ka dashuri atëherë marrëdhëniet trupore mes tyre nuk janë mëkat dhe lejohen. Imagjino të mund të jetosh në liri të gjitha këto gjëra, të cilat janë dhe të reklamuara shumë, të zbukuruara dhe të idealizuara. Vërtet është shumë që këta njerëz ndihen të lumtur, por do të ishte mirë që kjo lumturi e tyre të zgjaste. Por fatkeqsisht shikojmë që këto marrëdhënie që funksionojë kështu, nuk të çojnë diku dhe prishen. Dhe pastaj kërkohet një person tjetër që do të ofrojë lumturi, dhe një tjetër dhe një tjetër… Si në rastin e gruas samaritane tek Ungjilli i Joanit, e cila kishte pasur pesë burra dhe Krishti i drejtohet asaj dhe i thotë që të thërrsasë burrin e saj, por ajo i thotë që nuk ka burrë. Vërtët nuk ke burrë, i tha Zoti. Ndërkohë ne kuptojmë qe ajo kishte një lidhje me dikë. A mund të themi që ajo nuk kishte dashuri për të? Sigurisht që kishte, por marrëdhënia e tyre nuk ishte e bekuar nga Perëndia. Dhe ajo dashuri nuk përsoset dhe nuk të ofron lumturi dhe pastaj e kërkon tek tjetri, te tjetri e me rradhë. Shikojmë pra që këto lidhje nuk të çojnë drejt dashurisë dhe nuk e përfshijnë dashurinë dhe lumturinë në plotësinë e tyre. Sepse dashuria e vërtetë nuk është i këtij niveli. Dashuria tek njeriu është një lëvizje së pari shpirtërore dhe pastaj trupore.
– Le të sjellim përsëri një shembull ilustrues për të kuptuar sa jo normale është marrëdhënia seksuale mes dy të rinvje jashtë martesës. A mundet një gjimnazist të shkojë një ditë në një universitet e të hyjë në amfiteatër e të fillojë të japë mësim? Menjëherë do të përgjigjemi jo. Por pse jo? Ai ka dëshirën për ta bërë këtë gjë dhe mendon se është i aftë për mësimdhënie, por pa menduar pasojat akademike dhe ligjore. Por a mjafton dëshira? Sigurisht që nuk mjafton. Ai do të duhet të kalojë nga disa faza. Duhet të përfundojë shkollën e mesme, të japë provime, të hyjë në universitet, të diplomohet, të bëjë praktikën, të fitojë eksperiencë dhe pastaj të bëhet pedagog. Kështu parashikojnë rregullat dhe ligjet e shoqërisë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për një të ri i cili është në një lidhje me një vajzë të re. Ai mund të ketë dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale me të dhe të mendojë se ka të drejtën dhe lirinë për ta bërë, por pa menduar pasojat që mund të këtë kjo lloj lidhje në jetën e të dyve. Marrëdhënia trupore mes dy personave është një e drejtë në thonjëza, që e kanë personat e martuar, sepse kështu do Perëndia. Nuk është thjesht çështje morali, por dëshira e Perëndisë për ne dhe rregull i Kishës së Zotit, i vendosur nga Ligjvënësi i Drejtë.
– Siç thamë edhe më parë, lidhja mes dy personave, shikohet sot më shumë si një lidhje pushteti. Njeriu me të cilin do të krijojmë lidhje, i dashur dëgjues, nuk është një çmim që fituam në konkurs dhe bëhet prona jonë. Është njeriu që duam, që dashurojmë. Nuk mund të thuhet lehtë “të dua”, sepse të duash dikë do të thotë jesh gati të vdesësh për të. Prandaj modeli dhe shembulli ynë i dashurisë është Krishti, i Cili vdiq në Kryq nga dashuria për ne, dhe në çdo Liturgji Hyjnore, jepet përsëri i gjithi për ne. “Merrni hani, ky është trupi im…” Ungjillor Joani thotë se Perëndia është dashuri. Ajo dashuri pra u sakrifikua për ne që nuk e deshëm, që nuk e kërkuam, që e urryem. Nuk priti shpërblim nga ne. Ndaj dhe t’i thuash tjetrit “të dua” mbart peshë, sakrificë dhe përgjegjësi të madhe. Si mundet pra kjo dashuri, që është ndjejnë dhe vepër kaq e bukur, të kufizohet vetëm brenda marrëdhënieve trupore pa esencë, pa qëllim dhe pa dobi ne vetvete?
– Bota zakonisht e shikon lidhjen me një njeri, si një mbyllje vetëm tek ai person. Jo nuk është kështu. Kisha na mëson se njeriu që ti krijon lidhje, nuk është objekt izolimi në atë, por bëhet frymëzimi dhe mësuesi yt për të dashur gjithë njerëzit. Sepse dashuria nuk është izolim. Dashuria është liri dhe të gëzuarit e jetës në plotësi.
– Kuptojmë pra që Kisha jo vetëm që nuk është kundër lidhjeve, por ajo edhe na mëson si t’i shijojmë ato por dhe si ta bëjmë lidhjen tonë sa më hyjnore dhe të paprishur. Të durojë me kalimin e kohës dhe të kapërcejë vështirsitë. Të mos jetë si lulet që fishken dhe i hedh. Dhe kjo gjë mund të realizohet vetëm brenda vendit të hirit, Kishës, dhe vetëm me bekimin e Perëndisë brenda Misterit të madh të martesës.
Nga unë Urania, mirë u dëgjofshim javës tjetër, këtu në frekuencën e Radios Ngjallja.